Seria e vrasjeve që solli ekzekutimin e Kastriot Reçit, dyshohet se e...

Seria e vrasjeve që solli ekzekutimin e Kastriot Reçit, dyshohet se e vranë për larje hesapesh

198
0
Shares

Kastriot Reçi është ekzekutuar në qendër të Rrëshenit, përpara biznesit të tij, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje.

Burime bëjnë me dije se ndaj Reçit është qëlluar me breshëri plumbash nga një makinë në ecje ku ndodheshin dy persona. Mësohet se Reçit i kanë vrarë dhe vëllanë dy vite më parë në Romë, Gasper Reçi, i cili ka qenë i trafikuar për trafikimin e drogërave si dhe zhvatje me dhunë.

Mesazhi i Kastriot Reçit, pas vrasjes se vellait ne Itali 

Falenderoj te gjithe ju, shoke, miq e dashamire per rrespektin, mbeshtetjen dhe ngushllimet e sinqerta. Vellai yne Gasper kishte 20 vite qe jetonte ne Rome bashke me gruan dhe dy femijet e tij. Gasper Reci ishte pagezuar dhe martuar ne kishen Katolike Romane.

Bashke me gruan dhe dy femijet e tij shkonin cdo te diele dhe luteshin ne kishen San Giovanni della Malva (kisha e shqiptareve ne rome) Ai besonte dhe mendonte se Jeten ta dhuron Zoti dhe vetem Zoti ka te drejte ta marri ate… Gasper Reci u qellua pas shpine rruges teksa po kthehej ne shtepi ku po e prisnin bashkeshortja dhe dy femijet e tij.

Dyshimet per hakmarrje:

Dyshohet se vrasja e Gaspër Reçit të jetë bërë si hakmarrje për vrasjen e Saimir Jakut,  ish-drejtori i OSHEE-së. Ndërkohë vrasja e Kreshnik Gjinit të jetë bërë në hakmarrje të vrasjes së Gaspër Reçit.

Në secilën ngjarje morën pjesë dy autorë, por për asnjërën prej tyre nuk është ndaluar apo arrestuar njeri.

Dy vite më parë në Itali, persona të paidentifikuar ekzekutuan me armë zjarri vëllain e Kastriot Reçit, shtetasin Gasper Reçi. Ngjarja ndodhi më 28 prill të 2017, ku 43 vjeçari nga Rrësheni u qëllua për vdekje me 4 plumba në banesë, teksa në shtëpi ishte dhe vajza e tij.

Në atë kohë policia dyshonte se vrasja kishte për motiv hakmarrjen, duke e lidhur ngjarjen e vitit 2017 me një tjetër të ndodhur në Shqipëri në vitin 2016. Fjala është për atentatin e bërë ndaj një ish zyrtari të shtetit, 33 vjeçarit Saimir Jaku.

Ky i fundit mbante postin e drejtorit të tensionit të lartë në OSHEE në kohën kur u qëllua për vdekje me breshëri automatiku, më 9 shtator të vitit 2016. Vrasja e tij sipas hetimeve të deriatëhershme ishte pikënisja e ciklit të hakmarrjes, që më tutje solli dhe ekzekutimin një vit më vonë të Gasper Reçit.

më shtator të vitit 2017, tashmë në Belgjikë, u vra një tjetër shtetas shqiptar. Fjala ishte për Kreshnik Gjinin i cili u ekzekutua teksa punonte në lokal si kamarier me dy plumba.

Kreshnik Gjini rezulton të ketë qenë i afërm me Saimir Jakun, pasi ish drejtorin e linjës së tensionit të lartë për veriun (i ekzekutuar më 2016), i riu e kishte dajë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY