DETAJE/Lidhja e Reçit me kryefamiljarin që vdiq nga tërmeti i 26 nëntorit,...

DETAJE/Lidhja e Reçit me kryefamiljarin që vdiq nga tërmeti i 26 nëntorit, mesazhi i viktimës në rrjetet sociale

175
0
Shares

Zbulohen detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Rrëshen, aty ku mbeti i vrarë biznesmeni Kastriot Reçi.

Ai u ekzekutua me breshëri automatiku pranë lokalit të tij në Rrëshen. Reçi ishte pronar i televizionit “Media plus-tv” në Lezhë.

Ai ishte kushëri me Eduart Reçin, biznesmenin që vdiq nën rrënojat e pallatit 6 katësh në Durrës së bashku me familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët, nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Në profilin e tij në facebook Kastriot Reçi ka shpërndarë një mesazh ngushëllimi më 28 nëntor, 2 ditë pas tërmetit pas ndarjes nga jeta të kushëririt dhe familjes së tij.

“Lamtumirë kampion! Familja që ju krijuat ishte dhe do të jetë një shembull i shkëlqyer për të gjithë ne”, shkruante Kastriot Reçi 2 ditë pas tërmetit.

Ndërkohë një javë para ekzekutimit, Kastriot Reçi ka bërë një urim për Vitin e Ri. Ai uronte miqtë e tij që të qëndrojnë sa më larg njerëzve të këqij.

“Miq, Gëzuar Vitin e Ri 2020! Qëndroni sa më larg njerëzve të këqij, mashtrues dhe të pa besë”.

Ndërsa thënia e tij në Facebook ishte:“Kundërshtarët e mi janë xhelozë sepse thellë në zemrat e tyre duan të jenë si unë”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY