Vdekja e punëtorit në Korçë, gjykata liron përgjegjësin teknik dhe manovratorin e...

Vdekja e punëtorit në Korçë, gjykata liron përgjegjësin teknik dhe manovratorin e vinçit

91
0
Shares

Gjykata e Korçës lë të lirë përgjegjësin teknik dhe manovratorin e vinçit te cilet u arrestuan pak dite me pare pas aksidentit ku humbi jeten nje 36 vjeçar teksa punonte ne nje pallat ne ndertim dhe u plagos shoku i tij punetor.

Prokuroria ka kërkuar për Flamur Palla dhe Aurel Zyma masën e sigurisë detyrim paraqitje, kërkesë që është pranuar nga gjykata.

Prokuroria është në pritje të konkluzioneve të ekspertëve, për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 36 vjećarit Elvis Josifi dhe plagosjen e kolegut të tij në 3 janar.

Me heret, avokati i dy te akuzuarve shprehej se arrestimi i tyre ishte i pabazuar ne fakte, pasi te dy personat  nuk kishin lidhje me betonieren.

“Ndalimi i paligjshëm pasi nuk janë personat përgjegjës për të kontrolluar makineritë. Aurel Vemuni manovratori nuk ka në kompetencë të kontrollojë gjendjen teknike të betonierës, ndërsa tekniku Flamur Palla nuk ka përgjegjësi për kontrollin e pompës së (presës )së betonit.

Prokuroria është treguar e nxituar dhe nuk ka patur asnjë provë për të ndaluar dy shtetasit pasi relativisht duhet të pritet një akt ekspertimi për të përcaktuar përgjegjësinë e kësaj ngjarje të rende”, është shprehur ai.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY