DETAJE/ Tiranë, arrestohet eksploziv-vënësi i lokalit, ja edhe arsyeja

DETAJE/ Tiranë, arrestohet eksploziv-vënësi i lokalit, ja edhe arsyeja

66
0
Shares

Identifikohet dhe kapet autori i dyshuar i vendosjes së lëndës eksplozive, ngjarje e ndodhur dje në rrugën “Hamdi Shijaku”, në oborrin e lokal “My House”. Lënda eksplozive ishte një shishe plastike me mbushje të dyshuar plasëse me fitil në të.
Sipas burimeve të Policisë Vendore, mësohet se specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë bërë arrestimin në flagrancë të 54-vjeçarit Kadri Çuka, banues në Tiranë.
Nga veprimet e para hetimore të kryera dhe analizimit të kamerave në vendin e ngjarjes, ka rezultuar se në orët e para të mëngjesit, në oborrin e këtij lokali një person i maskuar me kapuç në kokë (në dukje i njëjti person me atë të dyshuar), ka ndezur dhe ka hedhur lëndën plasëse të dyshuar si eksploziv dhe më pas autori i dyshuar, është larguar në drejtim të rrugës “Fortuzi”, me një biçikletë.
Nga intervistimi Kadri Çuka, ka pranuar se në lidhje me pronën e sipërpërmendur ka pasur një konflikt dhe mosmarrëveshje me shtetasin M. D.
Në këto kushte është ushtruar kontrolli i banesës së këtij Kadri Çukës, ku nga kontrolli ka rezultuar një biçikletë në dukje si ajo e përdorur nga autori i kësaj ngjarje.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprën penale të “Shkatërrimi i pronës me eksploziv, e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Neni 152 dhe 22 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY