VIDEO/Para takimit me Thaçin, Kurti ofertë LDK-së: Më sillni emrat për qeverinë,...

VIDEO/Para takimit me Thaçin, Kurti ofertë LDK-së: Më sillni emrat për qeverinë, ja cilët janë ministrat nga LVV

100
0
Shares

Albin Kurti ka prezantuar oferten e tij të fundit për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, përpara takimit të tij me presidentin Hashim Thaçi. Kurti është shprehur se ai është përpjekur vazhdimisht për një marrëveshje, por fatkeqësisht ka ndeshur në reagimin kundërshtues të LDK-së.

Sot, më 6 janar 2020, në takim konsultativ me Presidentin e Republikës, sërish jam i detyruar të shkoj pa marrëveshje me LDK-në. Përkundër përpjekjeve të mia të vazhdueshme, nuk m’u bë e mundur të kem një takim me kryetarin e LDK-së para këtij takimi të sotëm me Presidentin e shtetit”, ka deklaruar Kurti.

Kreu i Vetëvendosjes i ka kërkuar LDK-së emrat për qeverinë e re, mes tyre dhe atë të një zëvendëskryeministri, si dhe postin e Ministrit të Brendshëm.

“Të dashur qytetarë të Republikës, Askush prej nesh nuk e ka menduar që viti i ri 2020 do të na zë pa qeveri. Si Kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës, si përfaqësues i juaji politik që ka marrë më së shumti vota në dy palë zgjedhjet e fundit parlamentare, theksoj se nuk kemi kohë për të humbur. 

Koha që po ikën pa kthim nuk është kohë private e individuale e politikanëve, por është kohë e shtetit dhe kohë publike, e të gjithëve e për të gjithë. I bëj thirrje udhëheqjes së LDK-së që sa më parë t’m’i dërgojë emrat e pesë ministrave të saj dhe të zëvendëskryeministrit apo të zëvendëskryeministres së parë nga radhët e saj”, shton ai.

Lideri i LV-së ka bërë thirrjë që të fillohet puna për krijimin e qeverisë.

Të gatshëm për qeverisje

Të gatshëm për qeverisje

Publiée par Albin Kurti sur Lundi 6 janvier 2020

/DRONI.al./

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY