U plagosën dy qytetarë pas këputjes, priten palmat në Durrës

U plagosën dy qytetarë pas këputjes, priten palmat në Durrës

81
0
Shares

Ditën e sotme punonjësit e ndërmarrjes bashkiake të pastrim-gjelbërimit në Durrës kanë bërë prerjen e dy palmave në lagjen nr.4, pranë Kadastrës së Durrësit.

Vendimi është marrë pasi dy palmat ishin të dëmtuara në trung dhe rrezikonin sigurinë e këmbësorëve dhe bizneseve aty pranë.

Ndërkohë një ditë më parë një tjetër palmë u këput te sheshi ”Azem Hajdari” si rezultat i erës së fortë, po pa shkaktuar dëme. Ajo ndodhej pranë së njëjtës palmë që në dhjetor u këput dhe plagosi dy këmbësorë.

Sipas specialistëve të ndërmarrjes së gjelbërimit Durrës, ndryshe nga dy palmat e prera sot, ato te sheshi ”A. Hajdari” u rrëzuan sepse bizneset aty pranë i kishin zhveshur nga luspat duke e dobësuar trungun dhe qëndrueshmërinë e tyre ndaj kushteve atmosferike.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY