Maskat iu grabitën të moshuarëve dymbëdhjetë milion lekë, tre në pranga, 87-vjeçari...

Maskat iu grabitën të moshuarëve dymbëdhjetë milion lekë, tre në pranga, 87-vjeçari rrëfen momentet

146
0
Shares

Policia ka zbardhur grabitjen me dhunë që ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Memaliaj, duke arrestuar tre të rinj, dhe duke shpallur në kërkim një tjetër.

Grabitja ndodhi në banesën e Hiqmet Ramadanit, 87 vjeç, ku u grabit me dhunë një shume prej 12 milionë lekësh të vjetra.

87-vjeçari ka rrëfyer për Fax News edhe momentin e tmerrshëm të grabitjes, ku tregoi se kanë qenë dy persona, ndërkohë që e kanë lidhur dhe goditur teksa i kanë grabitur paratë.

“Shqyen derën dhe hynë brenda. Isha bashkë më gruan. Dhe erdhi personi këtu. Njëri shkoi nga plaka dhe i lidhi buzën. Mendova se ishte nipi. Mu hodh për grykë dhe më kapi nga gryka. Dhe i gjuajta me një shkelm në bark.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datën 04.01.2020, kanë hyrë në banesën e shtetasit Hiqmet Ramadani, 87 vjeç në Memaliaj, ku kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh”, sqaron policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, një pjesë e lekëve të vjedhura dhe 4 celularë. Gjithashtu, në automjet u gjetën dhe u sekuestruan dhe dy doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Grupi ka kryer edhe grabitje te tjeraKy grup, me pseudonimin “Etalon”, dyshohet se ka kryer dhe një sërë vjedhjesh të tjera në qarqe të ndryshme, për të cilat vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike”.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY