Itali, Policia Financiare “peshkon” 385 kg kokainë nga Brazili me vlerë 77...

Itali, Policia Financiare “peshkon” 385 kg kokainë nga Brazili me vlerë 77 milionë euro

51
0
Shares

Policia financiare italiane ka ekzekutuar një mega operacion që ka çuar në sekuestrimin e 385 kg kokainë të cilësisë mjaft të pastër në portin Gioia Tauro të Rexhio Kalabrias. Kokaina transportohej me një anije kontaineri që vinte nga Brazili.
Kokaina ishte e konfeksionuar në 17 çanta të mëdha me material izolues e të lidhura me toptha lundrues, të cilat i mbanin zhytur nën ujë në distancë 16 milje nga porti i Gioia Tauro. Me këtë mënyrë trafikantët synonin t’i shpëtonin kontrollit doganor e të rikuperonin kokainën në një moment të dytë.
Policia financiare italiane ka arrestuar 9 pjesëtar të personelit të anijes , të gjithë me origjinë nga shteti Kiribate në Oqeani si dhe ka nisur hetimet për të zbuluar destinacionin final të kokainës.
Sipas Financës Italiane kokaina e sekuestruar është e cilësisë mjaft të pastër e me një vlerë tregu 77 milionë euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY