Pasi i hodhën granatën kryebashkiaku i Lushnjës rikthehet në zyrë, flet për...

Pasi i hodhën granatën kryebashkiaku i Lushnjës rikthehet në zyrë, flet për herë të parë për ish-shoferin e tij

193
0
Shares

Disa ditë pas atentatit, kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe, eshte rikthyer në punë dhe në zyrën e tij. Tushe nuk e komentoi për asnjë moment marrëdhënien e tij me ish-vartësin Gëzim Saraçi, i cili dyshohet se i ka hedhur granatën në zyrë.

Tushe u shpreh se më shumë se plagët fizike, e kanë lënduar ato që janë shkruajtur në media lidhur me këtë ngjarje të rëndë, e megjithatë tha se do të linte drejtësinë që të fliste në emrin e tij.

“Po patjetër që ndodhem në punë sot, kalova plagë të lehta, dëmtime të lehta, plagë më të rënda janë ato që shkruhen dhe thuhen në media. Drejtësia do të vendosë të thojë fjalën e saj për atë që ka ndodhur.

Unë u falenderoj për telefonatën, por do të jetë drejtësia që do të vendosë lidhur me të gjithë këtë. Nuk kam pasur kontakte me ish-shoferin tim prej shumë kohësh.

Ju lutem, siç iu thashë dhe pak më parë do të jetë drejtësia ajo që do të flasë për të gjitha, ju falenderoj dhe ju uroj një vit të mbarë”, mbylli komunikimin Tushe, pa një sqarim publik.

Atentati ndaj Tushes ndodhi të martën e 31 dhjetorit, në zyrën e tij, ku mbeti e plagosur më rëndë dhe sekretarja e kryebashkiakut Erisa Qalliu.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY