Rreth një vit nga arrestimi lidhur me skandalin e recetave të rimbursueshme dhe ilaçit ‘Ketosteril’, Gjykata e Tiranës e ka liruar nga burgu pronarin e kompanisë farmaceutike “Omega Pharma” Nadir Causholli. S ëbashku me të lirohen dhe disa prej të arrestuarve mbi këtë ngjarje.
Gjyqtarët Altin Abdiu, Milena Laska dhe Tereza Lani edhe pse e kanë pranuar fajësinë e të pandehurit Causholli, sipas kërkesës së prokurorisë kanë vendosur për të, shërbimin e provës si mënyrë për të vuajtur dënimin.
Çausholli u prangos një vit më parë në tetor 2015 ndërsa vendimi i cili deri më tani është mbajtur në fshehtësi si nga prokuroria dhe gjykata daton më 27 korrik 2016.
Prangosja e Çaushollit ishte faza e dytë e hetimeve të prokurorisë në lidhje me skandalin e recetave të rimbursueshme ku më parë po për të njëjtën mënyrë vjedhje të parave publike u gjykuan dhe ish-zyrtar të drejtorisë rajonale të fondit të kujdesit shëndetësorë Tiranë.
Vetë Çausholli e mohoi akuzën që në fazën e parë të gjykimit, por edhe se kërkoi të lirohej disa herë në apel apo Gjykatë të Lartë, ai nuk mundi pasi ndaj tij prokuroria paraqiti prova të pa kontestueshme.
Prokuroria ka kërkuar në gjykim 3 vite burg për Nadir Çaushollin, ndërsa ai ka kërkuar sërish pafajësi.
Por si u zbulua ky skandal në vlerën e mbi 400 mijë eurove?
Ka qenë një analizë që i është bërë recetave të rimbursueshme për 6 muaj nga Prill në Shtator 2015 nga ku ka rezultuar se në mënyrë të pajustifikuar është rritur rimbursimi i ilaçit “Ketosteril”.
Por rimbursim për këto receta dhe fatura rezultonte të kish lëshuar dhe “Omega Pharma”edhe pse nuk e gëzonte të drejtën e shitjes së këtij ilaçi i cili ishte ekskluzivitet i një tjetër kompanie.
Për këtë rast prokuroria akuzoi Nadir Çaushollin, Blerina Qatjan, Laureta Kushovan, Arjola Piperajn por asnjë prej këtyre me vendim gjykate nuk është pas hekurave ndërsa me gjobë në vlerën e 3 milion e 300 mijë lekëvë është dënuar personi juridik kompania “Omega Pharma”.
Për këtë vendim të gjykatës që ka lënë në liri të pandehurit dhe pse pranon se ata janë fajtor dhe ka aplikuar një gjobë shumë të vogël nga dëmi ekonomik i shkaktuar në buxhetin e shtetit ka bërë ankim prokuroria dhe pritet që vendimi i formës së prerë të jepet në gjykatën e apelit. /Shqiptarja.Com/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/