ARRSH sqaron situatën me akset rrugore: Në veri dëborë dhe erë në...

ARRSH sqaron situatën me akset rrugore: Në veri dëborë dhe erë në formë cikloni

123
0
Shares

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njotuar se të gjitha akset janë të kalueshme.

Situata sipas rajoneve:

Sipas konstatimeve të tyre, në Rajonin Verior gjatë natës problem kanë qenë temperaturat e ulëta dhe era e fortë.

Në segmentin “Kuben-Vasije” ka pasur reshje bore 4-5 cm, shoqëruar me erë të fortë në formë cikloni. Ndërsa qarkullimi realizohet normalisht dhe pa zinxhirë në të gjitha akset e e rajonit verior.

Në Rajonin Qendrortë në të gjitha akset qarkullimi kryhet normalisht. Vazhdon puna për spërkatjen me kripë në vendet ku ka akull e ngrica.Në Rajonin Jugor qarkullimi kryhet normalisht dhe nuk ka pasur reshje gjatë natës.

Temperaturat

Temperatura kanë arritur deri në -7 ° në disa zona, si: Dardha dhe Qafa e Qarrit ku ka pasur dhe erë të fortë.

Është punuar me kriposjen e akseve. Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri për përballimin e çdo situate. Vijon puna për pastrimin e akseve dhe kriposjen në vendet ku ka ngrica dhe akull nga temperaturat e ulëta.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY