Kryeministrja sjell revolucionin: 4 ditë pune në javë me 6 orë në...

Kryeministrja sjell revolucionin: 4 ditë pune në javë me 6 orë në ditë dhe paga e njëjtë

142
0
Shares

Kryeministri e re i Finlandës,  34-vjeçarja Sanna Marin dëshiron të prezantojë javën e shkurtuar të punës, vetëm katër ditë në javë dhe me një program ditor 6 orë në ditë. Dhe e gjithë kjo do të bëhet pa ulje pagash.

Sanna Marin e premtoi këtë reformë me rastin e 120 vjetorit të Sdp, Partisë Social Demokratike, ku de-fakto është drejtuese e saj.

Në Suedinë fqinje, ku 6-orëshi tashmë është aplikuar që nga viti 2015, rezultatet treguan se punonjësit ishin më të lumtur, më të pasur dhe më produktivë, pasi ata edhe pse me 6 orë pune paguhen me të njëjtën pagë që merrnin më parë dhe klientët gjithashtu janë më të kënaqur.

Kujtojme se Marin eshte dhe ish-ministrja e Transportit e lindur në Helsinki dhe eshte udhëheqësja e tretë e qeverisë femër në vend, pasi ajo mundi rivalin Antti Lindtman për të marrë postin e lartë të qeverisë nga Antti Rinne.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY