Berat, vdekja e 17-vjeçarit, shoku tregon të vërtetën: Fjalët e fundit që...

Berat, vdekja e 17-vjeçarit, shoku tregon të vërtetën: Fjalët e fundit që tha në shkallët e shkollës

109
0
Shares

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë e ndodhur në shkollën profesionale të Beratit “Stiliano Bandilli” tronditi opinionin publik. Një 17-vjeçar i dha fund jetës duke pirë fostoksinë, ndërsa policia në hetimet e para bëri me dije se shkak i kësaj vetëvrasjeje ishin talljet që shoqëria i bënte për shkak të origjinës së tij nga fshati.
Adoleshenti P. Xh., nga fshati Tomorr prej dy vitesh ndiqte studimet në Berat, por një tronditje e rëndë psikologjike e shtyhu atë të ndërmerrte këtë akt fatal Kjo ngjarje mori një vëmendje të madhe nga opinioni publik, pasi bullizmi , tashmë një fenomen modern që po merr jetë kudo në botë, nuk është një dukuri e lehtë. Por, pati edhe nga ata persona që e kundërshtuan këtë si shkak të vetëvrasjes, ndaj dhe Jetaoshqef.al kontaktoi me një  nga shokët e adoleshentit, që ai dhe nxënësit e tjerë e thërrisnin me emrin “Titi”.
I riu nga Berati bën me dije se tallja nuk ishte arsyeja që 17-vjeçari vrau veten, por shkak ishte një vajzë që ai e donte shumë, por ajo e refuzoi. Nxënësi thotë më tej se Titi ishte një ndër djemtë më të mirë që kishte ajo shkollë, i urtë, i edukuar dhe që të gjithë e donin, por jeta e tij filloi të ndryshonte, kur ra në dashuri me një vajzë, e cila e refuzoi.
Përpara se të vetëvritej, adoleshenti u largua nga shkolla duke lënë orët e mësimit, ndërsa një ditë më parë mbylli edhe Facebook-un. Shokët e kuptuan se ai nuk ishte mirë, por nuk menduan se do të arrinte deri në këtë pikë.

Rrëfimi i plotë i shokut të adoleshentit
“Përshëndetje, unë e njihjma shumë mirë atë djalë, ishte shoku im, ai ishte shumë djalë i mirë,t ë gjithë e donim Titin. Shkolla përbëhet nga 96% nga fshati. Policia do qr se jan mashtrusa. E vërteta qëndron këtu, që në vit të parë donte një vajzë që kishte që në vit të parë, e donte dhe kishte rëndë brenda keq me atë, ky i propozoi, por ajo nuk pranoi, u vetëvra, piu fotoksinë. Atë vajzë ai e kishte në klasë, hapej vetëm me një djalë nga klasa, ky shoku i tha lëre se nuk bëhet gjë. Ky mbylli Facebook-un një ditë parë se të pintë fotoksinë. Kishte rënë shumë keq me atë gocën, i propozoi ai, por kjo spranoi, ia bërë të qartë që jo dhe nga kjo ai piu fotoksinë. Ishte tip i mbyllur në vetvete, Titi nuk hapej me asnjë, nuk e menduam që do të arrinte deri në këtë pikë. Kjo është e vërteta dhe jo ajo që thotë policia”, ka thënë shoku i të riut që i dha fund jetës.

I pyetur nëse mbante mend bisedën e fundit me Titin, ai u shpreh…
“Faktikisht me Titin s’kam folur në Facebook dhe në shkollë s’para e shikoja. Mbaj mend vetëm kur e takova në rresht para ca kohësh, i thashë “Titi ca bën” edhe kaq. Por, sa më tregoi një shok qe kishte në klasë, ky para se të pinte fotoksinë kishte ardhur në shkollë, bëri vetëm 4 orë mësim dhe kur vajti tek shkallët i tha ky shoku “Titi ku vete?”, por ai s’foli, por iku, kjo është e gjitha. Ai ka motër dhe vëlla, për motrën e tij më vjen shumë keq,  gjynah se ishte këputur fare nga vdekja e vëllait”, ky ishte versioni i shokut të 17-vjeçarit nga Berati për Jetaoshqef.al, ndërsa nuk ka informacione të tjera nga ana e Policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY