Pas rreth 8 muaj hetime, prokuroria e Tiranës ka mbyllur dosjen për “Përndjekje” ndaj shtetases Vjola Sala dhe e ka dërguar në gjykatë. Sipas dosjes, Vjola Sala për një periudhë 2 vjeçare ka shantazhuar, kërcënuar dhe përndjekur gazetaren, njëherësh moderatoren Rudina Magjistari.
Magjistari në muajin mars të 2013 i është drejtuar me një kallëzim policisë së Tiranës, pasi prej dy vitesh është kërcënuar dhe shantazhuar nëpërmjet rrjetit social “Facebook”.
Pas hetimeve të kryera nga policia, është mundësuar lokalizimi i shtetases Vjola Sala, e cila rezultoi të ishte nga Durrësi. Pas ndalimit të saj, materialet hetimore i kaluan prokurorisë së Tiranës, e cila pak ditë më parë ka vendosur të mbyllë hetimet dhe të nisë dosjen në gjykatë, me të pandehurën Vjosa Sala. Gjatë kryerjes së hetimeve,kjo e fundit ka dhënë shpjegime,duke pohuar se nuk ka dashur ti bëjë keq moderatorës së emisionit televiziv “Rudina”.
Pavarësisht këtyre pretendimeve, prokuroria ka konstatuar se përndjekjen Vjosa Sala, e ka kryer për një periudhë dy vjeçare. Dhe këtë gjë nuk e ka bërë vetëm me Rudina Magjistarin, por edhe me disa persona të tjerë, të cilët nuk kanë paraqitur kallëzim ndaj saj. Tashmë çështja kundër saj është regjistruar në 25 tetor të 2015, ndërkohë që në ditët në vijim Vjola Sala do përballet me gjyqtarin Altin Abdiu.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/