Image GalleryTë rinjtë e një gjimnazi në Tiranë janë bërë protagonistë e grumbullimit dhe dërgimit të disa ndihmave, një familje të varfër në Kamëz.
Janë nxënësit klasës 11 G në shkollën “Petro Nini Luarasi”, të cilët zgjodhën familjen Silisufi në Kamëz.
Nxënësit e kësaj klase pasi u njohën me problemin e varfërisë së familjes së përbërë nga 5 pjesëtarë, mamaja, babai, dhe 3 fëmijët të moshës 1, 8 dhe 9 vjeç, morën iniciativën për ta ndihmuar me sa të mundnin.
Sipas Leos, njërit prej nxënësve iniciatorë të këtij organizimi, mësohet se kjo familje “u zgjodh sepse gjendet në kushte shumë të këqija ekonomike dhe të dy prindërit janë të papunë. Mamaja pësoi një paralizë të përkohshme në lindjen e fëmijës së vogël,ndërsa babai është i paaftë fizikisht, për të punuar”.
Ndërsa kanë grumbulluar një sasi të konsiderueshme ndihmash, ushqime e veshmbathje, nxënësit e klasës 11 G të gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, zgjodhën që të vizitonin dhe tua dorëzonin vetë ndihmat e grumbulluara.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/