Vuçiç tregon pse anuloi viziten në Podgoricë

Vuçiç tregon pse anuloi viziten në Podgoricë

71
0
Shares

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç anuloi vizitën private të planifikuar në Malin e Zi, pas mosmarrëveshjeve të lindura mes dy shteteve fqinjë lidhur me ligjin e feve të miratuar në Podgoricë, për të cilin serbët thonë se diskriminon Kishën Ortodokse Serbe.

Ligji u bë shkak edhe për sulmin ndaj ambasadës malazeze në Beograd. Vuçic njoftoi se nuk do të shkojë në Podgoricë javën e ardhshme për shkak të shqetësimeve nga zyrtarët malazezë se prania e tij do t`i rriste më shumë tensionet dhe do të rrezikonte pavarësinë e vendit.

“Vendosa të mos shkoj dhe me këtë vendim, u pajtua edhe patriarku serb, Irinej”,  ka thënë ai. Më herët, Vuçic kishte deklaruar se do të vizitonte kishat serbe në Mal të Zi me rastin e Krishtlindjes Ortodokse që festohet në 7 janar.

Presidenti serb i akuzoi zyrtarët malazezë dhe ata perëndimorë – ndonëse nuk tregoi haptazi se për kë bëhej fjalë – duke thënë se kishin nisur një “fushatë histerike gënjeshtrash”, që në momentin kur ai kishte njoftuar se do të udhëtonte drejt Malit të Zi. Vendi u shkëput nga Serbia në vitin 2006. Një e treta e popullsisë prej 620 mijë banorësh atje, deklarohen si serbë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY