Fushë Krujë, hyn në modë “shqyerja” e zgarave dhe mureve, rrëmbehet kasaforta...

Fushë Krujë, hyn në modë “shqyerja” e zgarave dhe mureve, rrëmbehet kasaforta e një pikë këmbim valutor

69
0
Shares

Foto Ilustruese

Burime të Policisë vendore ët Durrësit bënë të ditur se sot rreth orës 07:15, në qendër, Fushë Krujë është konstatuar vjedhja e një pike këmbimi valutor në pronësi të shtetasit N. A.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivat e Policisë, të cilët kanë këqyrur vendin e ngjarjes, mbledhjen e provave materiale me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se autorët kanë thyer zgarën e hekurit të dritares së një dyqani ngjitur me pikën e këmbimit valutor dhe më pas kanë hapur murin e kësaj të fundit.
Autorët kanë marrë kasafortën e pikës së këmbimit valutor me rreth 1 000 000 lekë.
Nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbulimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY