Dënim me burg për pornografi/3 studentet në Tiranë rrëfejnë detajet e seksit...

Dënim me burg për pornografi/3 studentet në Tiranë rrëfejnë detajet e seksit online para gjykatës

486
0
Shares

Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë mbetur të hutuar kur, në Mars 2018, pas një ndërhyrje në një apartament pranë Gjykatës për Krime të Rënda në Tiranë, kanë gjetur dy vajza të reja, duke kryer veprime seksuale para kompjuterit.

Nga ana tjetër e ekranit gjendeshin meshkuj, të huaj, të cilët kishin paguar me kartë krediti për të marrë kënaqësi on-line nga studentet bukuroshe shqiptare.

Përballë vajzave të zhveshura dhe nën efektin e veprimeve joshëse, punonjësit e Policisë duhet të kenë pasur disi të vështirë të reagojnë me profesionalizëm. Gjithësesi, ata pritën sa dy studentet u veshën dhe i shoqëruan në ambjentet e Drejtorisë së Policisë.

Pas dy të arrestuarave të para, në pranga ranë edhe dy “kolege” të vajzave, njëra gjithashtu studente, ndërsa tjera më e madhe në moshë.

Të katër vajzat u hetuan për disa kohë nga Prokuroria e Tiranës. Për njërën prej tyre, të arrestuar para kompjuterit, prokurorja e çështjes vendosi pushimin e hetimit. Në analizën e prokurores, veprimet e vajzës para kompjuterit nuk konsiderohen “prostitucion”.

Kryerja e kësaj vepre penale kërkon, medoemos, kontaktin seksual kundrejt pagesës. Në rastin konkret, kryerja e veprimeve me natyrë seksuale përballë kompjuterit nuk ka “kontakt fizik”, e rrjedhimisht, nuk quhet “prostitucion”.

Por, ndryshe qëndron situata për tre vajzat e tjera, të cilat janë dënuar së fundmi nga Gjykata e Tiranës me nga 3 vjet e disa muaj burgim secila, për veprën penale “Pornografia”.

Ato janë konsideruar përgjegjëse për fotografimin nudo dhe për përfshirje në “biznesin” e seksit on-line të një vajze të mitur, 16-vjeçare. Kjo sjellje përbën vepër penale, për të cilën tre vajzat janë dënuar në total me 10 vjet burgim nga Gjykata e Tiranës.

“Boldnews.al” ka siguruar, vendimin e dhënë nga togat e zeza të Tiranës, në një proces të zhvilluar me dyer të mbyllura. Në vendimin e zbardhur, vajzat rrëfejnë se si janë përfshirë në “biznesin” e seksit on-line, fitimet, ndarjen e punëve.

Të gjitha kanë një emërues të përbashkët-janë marrë me këtë “punë”, për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

Rrëfimi 1

E pandehura B. S., e lindur në një qytet jug-lindor të Shqipërisë, ka deklaruar para gjykatës: “Unë banoj në adresën e mësipërme (ku u arrestua nga Policia) dhe aktualisht jam studente në vitin e tretë në Fakultetin …në Tiranë. Jetoj prej disa vitesh në këtë pallat. Këtë apartament une e kam marrë me qera dhe e paguaj rregullisht. Në këtë apartament unë jetoj e vetme dhe jetesën e siguroj me të ardhurat e mija.

Para disa kohësh, unë kam punuar në një “Chat Line” dhe aty kam mësuar se si funksiononte chati në linjë me biseda erotike. Kjo punë u mbyll shumë shpejt, por unë aty mësova se si funksiononte kjo punë dhe vendosa që të hapja vetë një adresë dhe të punoja për veten time.

Për të hapur këtë punë, mua mu desh vetëm linja e internetit dhe njësi kompjuterike. Para rreth një viti e gjysëm, unë kam dëgjuar dhe parë në televizion se Policia kapi disa raste që bënin biseda erotike në chat dhe unë vendosa të mos punoja më as për veten time.

Duke qenë se jetojmë në Tirane dhe së është shumë e vështirë për të gjetur punë, para rreth një viti unë vendosa ta hapja përsëri këtë punë dhe, që nga Marsi i 2017, unë jam e vetëpunësuar në këtë chat.

Kam për të thënë se unë, në këtë chat linë, ofroj biseda erotike ne adresën “My ….”, dhe aty, një person në chat kërkon të kontaktojë me mua, atëherë ai kalon në faqen me pagesë.

Sqaroj se klienti, pasi futet në faqen kryesore, përzgjedh modelen e tij të preferuar, me të cilën do të shpenzojë kohë dhe lekë. Pas kësaj, klienti vendos të ndërpresë ose të vazhdojë bisedën. Në rast se ai (klienti) do të vazhdojë, këtu i fillon dhe pagesa, e cila bëhet në mënyrë elektronike”.

Këtë punë unë e bej e vetme dhe bisedat bëheshin privatisht. Ka më pak se një vit që një shoqja ime, e cila quhet A. K., ka ardhur për të komunikuar dhe se pagesa e saj bëhej në llogarinë time bankare. Pasi bëhet kjo pagesë, në bazë të punës që ajo ka bërë, bëhet edhe likujdimi i lekëve.

Sqaroj se unë, për asnjë çast dhe rast, nuk e kam shfrytëzuar shoqen time, A.K. Thjesht, ajo ështe paguar per sa ka punuar. Sqaroj se A.K. unë e njoh, e kam shoqe dhe asnjëherë nuk i kam dashur të keqen asaj. Katër ditë para arrestimit, unë kam marrë në telefon shtetasen M.A, të cilën e kam ftuar nëse ishte e interesuar të punonte për veten e vetë dhe kushtet e pagesës do të ishin të njëjta si të shoqes së mëparshme”.

Rrëfimi 2

Shtetasja A.K, e pyetur si deklaruese, ka shpjeguar se: “Para një viti, unë, duke u interesuar për të gjetur punë, pyeta një shoqen time, dhe ajo më gjeti një punë në faqen e internetit “My….”. Kjo faqe është Chat-line, në të cilën komunikohet me klientë të ndryshëm, jashtë shtetit.

Komunikimet janë HOT (të nxehta) për biseda seksuale. Ka klientë që kërkojnë edhe për të kryer veprime seksuale që dëshirojnë ata. Pagesat vijnë nëpërmjet kartës së kreditit, të cilën e ka shoqja ime B.S. Unë jam paguar për këtë punë që kam kryer sipas krediteve që kam grumbulluar gjatë bisedave në Chat. Për një vit, ka patur muaj që, në minimum jam paguar në shumën 20 mijë leke të reja dhe në maksimum, kur ka patur më shumë punë, jam paguar në shumën deri në 45 mijë lekë të reja.

Unë punoj vetëm paradite. Pasi shkoj atje në adresën e chat-it, hyj në bisedë me personat që janë në linjë. Në fillim jam e veshur, bisedoj në gjuhën angleze me klientin. Pastaj, sipas kërkesave të klientit dhe pagesës që bën, kryej veprimet e kërkuara, duke u zhveshur, vë në përdorim lodrat e seksit dhe veprime të tjera që kërkon klienti.

Unë këto veprime i kryej pasi verifikoj pagesën që bën klienti, pasi na shfaqet në faqen që punojmë, pra në monitorin e kompjuterit. Se sa është shuma që paguan klienti unë nuk e di, pasi pagesën e merr B.S. Unë isha e interesuar që të gjeja pune dhe shoqja ime, B. S. më tregoi që ka një faqe të tillë dhe unë i kërkova që të më hapte dhe mua një faqe e një profil timin. Më mësoi se si duhet të punoja. Unë kam profilin The schoolie…..”.

Rrëfimi 3

E pandehura M.A e pyetur si deklaruese, ka shpjeguar se: “Unë jam njohur me B.S., nëpërmjet një shoqeje të përbashket që, me sa di, quhet E…, mbiemrin dhe numrin e telefonit nuk ia di.

Unë kam marrë numrin e Viber të B.S. dhe kam patur kontakte vetë me të. Katër ditë para arrestimit, mua më ka marrë në telefon B.S dhe kemi pirë kafe në një lokal dhe aty, gjatë bisedës, ajo më tha se në rast se unë doja, mund të vija në apartamentin e saj për të punuar në një “chat line”, ku bëheshin biseda të ndryshme.

Duke qenë se jam në vështirësi ekonomike, unë vendosa që ta provoja një herë punën që më ofroi B.S. Por, ngaqë ishte kohë e shkurtër dhe unë punoja gati 2-3 orë punë, nuk kemi bërë asnjë bisedë për pagesën time”.

Në vijim të hetimeve, Policia Gjyqësore kreu ekspertizën e kompjuterëve të përdorur nga vajzat, në të cilët u rikuperuan foto intime dhe në pozicione seksuale të një vajze të mitur (16 vjeçare).

Për shkak të këtyre fotove, gjykata gjeti fajtore dhe dënoi për “Pornografi” shtetaset B.S, M.A, si edhe një personazh të tretë, E.S, e cila ishte angazhuar për të përfshirë në këtë “punë” edhe dy studente të tjera./Boldnews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY