Këshilli i ambasadorëve shqiptarë i ‘tërheq veshin’ qeverisë: Të luajë rol në...

Këshilli i ambasadorëve shqiptarë i ‘tërheq veshin’ qeverisë: Të luajë rol në uljen e tensioneve të ndezura në Beograd

133
0
Shares

Këshilli i Ambasadorëve shqiptare ka reaguar së fundmi duke dënuar veprimet e dhunshme ndaj ambasadës malazeze në Beograd. Keshilli ka bërë një apel si për qeverinë shqiptare ashtu dhe për atë serbe.

Këshilli thotë se qeveria shqiptare duhet të luajë një rol aktiv në uljen e tensioneve që tashmë është ndezur në Beograd dhe për të tejkaluar situatën e krijuar.

Kurse për Serbinë shprehet se duhet të shkëputet nga politika e viteve 90’ të Millosheviçit kur feja shpërdorohej për agjenda nacionaliste. Sipas tyre, Mali i Zi ka legjimitet dhe vendimmarrje sovrane për të drejtat fetare, dhe pikërisht diplomacia shqiptare duhet të dalë në mbrojtje të kësaj.

DEKLARATA E PLOTË e KËSHILLIT TË AMBASADORËVE SHQIPTARË

Sulmet që kanë ndodhur ditët e fundit ndaj Ambasadës së Malit të Zi në Beograd nuk janë vetëm një akt vandalizmi, por edhe shprehje e një urrejtjeje të verbër nga qarqe nacionaliste e radikale serbe ndaj legjitimitetit dhe të drejtës për vendimmarrje të parlamentit të Malit të Zi.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dënon dhunën mbi selinë diplomatike të Malit të Zi, një institucion i paprekshëm dhe i garantuar nga konventat ndërkombëtare, si dhe shpreh shqetësim për frymën e konfliktit dhe të tensionit që sjellin veprime të tilla.

Rajoni ka nevojë për mirëkuptim e komunikim miqësor për të çuar më përpara aspiratat e popujve ballkanikë në rrugëtimin e tyre për në Bashkimin Evropian.

Fqinjësia e mirë dhe respektimi i të drejtave themelore të pavarësisë së vetvendosjes, duhen të karakterizojnë raportet midis vendeve të rajonit tonë.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë inkurajon Qeverinë e Shqipërisë, e cila sapo ka marrë kryesimin e OSBE-së, të luajë një rol të fuqishëm në uljen e tensionit që është ndezur në Beograd dhe të jetë aktiv përmes veprimeve e komunikimeve diplomatike në tejkalimin e situatës së krijuar.

Eshtë momenti që diplomacia shqiptare duhet të levizë intensivisht dhe të shprehet hapur në mbrojtje të legjitimitetit e vendimmarrjes sovrane të parlamentit Malazez lidhur me të drejtat e liritë fetare, si një nga ato drejtime që OSBE e ka pjesë të mandatit të saj.

Shpërdorimi i fesë për agjenda nacionaliste dhe politika hegjemoniste ndaj popujve fqinje na kthen në kohën e Milosheviçit.

Popujt e rajonit kanë vuajtur shumë nga politika të tilla. Beogradi zyrtar duhet një herë e përgjithmonë të ndahet nga trashëgimia politike e viteve 90′ dhe të respektojë pavarësine dhe të drejtat sovrane të shteteve fqinje. Vetëm kjo i kontribuon aspiratës Euro-Atlantike të rajonit tonë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY