FOTO & DETAJE/ Arratisja nga burgu në Romë, ja pse ishin dënuar...

FOTO & DETAJE/ Arratisja nga burgu në Romë, ja pse ishin dënuar tre shqiptarët

62
0
Shares

Mediat italiane zbardhin detaje nga arratisja e tre shqiptarëve nga burgu italian. Sipas tyre, dy nga tre të arratisurit ishin të dënuar për vrasje, ndërkohë që shqiptari i tretë ishte i dënuar për shfrytëzim prostitucioni.
Nuk ka ende të dhëna rreth identitetit të shqiptarëve të arratisur, por nga hetimet e para ka rezultuar se ata kishin vetëm pak ditë që ishin në këtë burg. Policia ka zbuluar se ata kanë përdorur çarçafët për t’u arratisur. Mes tyre, më pas kanë rrëshqitur nga dritarja, ndërkohë që shtretërit i kishin mbuluar, që të mos kuptohej ajo që kishin bërë.
Ngjarja ka ndodhur në burgun Rebibbia, në provincën e Lacios në Romë.
Në këtë burg, thuhet se mbrëmë u sollën të dënuar nga burgu i Camerinos që u prek nga tërmetet e fuqishme dhe ndoshta shqiptarët kanë përfituar edhe nga kaosi që mund të jetë krijuar.
litaret2

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY