Hakmarrje ndaj Amerikës pas vrasjes së gjeneralit/Sa e fortë është ushtria iraniane?

Hakmarrje ndaj Amerikës pas vrasjes së gjeneralit/Sa e fortë është ushtria iraniane?

311
0
Shares

Irani është zotuar se do të hakmerret pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani. Lideri Suprem thotë se do të jetë një hakmarrje e ashpër.

Por çfarë dihet për kapacitetet ushtarake të Iranit?

Sipas BBC, mendohet se Irani ka një personel ushtarak aktiv prej 523 mijë personash. Këtu përfshihen 350 mijë në ushtrinë e rregullt dhe 150 mijë në Trupat e Gardës Revolucionare Islamike.

Më tej janë 20 mijë trupa në forcën detare IRGC. Ky grup operon një numër anijesh në Ngushticën e Hormuzit, vendi ku ka pasur një seri konfrontimesh në vitin 2019.

Pjesë e forcave detare janë edhe njësia Basij, një forcë vullnetare, e cila ndihmon për të shtypur disidencën e brendshme. Ata mund të mobilizojnë qindra e mijëra njerëz nëse duhet.

Pavarësisht se nuk ka shumë trupa, IRGC konsiderohet si fuqia më autoritare ushtarake në Iran.

Forcat Quds, që drejtoheshin nga gjenerali i vrarë, kryejnë operacione jashtë vendit dhe raportojnë direkt te Lideri Suprem. Mendohet se janë 5 mijë anëtarë të kësaj force. Ato ofrojnë ndihmë në ekspertizë, trajnim dhe armatim për organizata të ndryshme, të cilat SHBA i konsideron si grupe terroriste. Përveç ndihmës ushtarake, ofrojnë edhe fonde financiare për këto organizata.

Irani po ashtu ka kapacitete raketash si pjesë e fuqisë ushtarake. Kjo për shkak se nuk ka fuqi ajrore si rivalët e Izraelit dhe Arabisë Saudite. SHBA përllogarit se forca e raketave në Iran është më e madhja në Lindjen e Mesme. Kryesisht bëhet fjalë për raketa me rreze të mesme dhe të shkurtër.

Programi i raketave me rreze të gjatë është bllokuar në vitin 2015. Megjithatë në çdo rast, shumë shënjestra në rajon janë brenda rrezes së raketave me rreze të mesme dhe të shkurtër.

Pavarësisht sanksioneve, Irani ka qenë në gjendje të prodhojë edhe dronë. Ato janë përdorur në Irak në luftën kundër Shtetit Islamik. Po ashtu dronët iranianë kanë hyrë në hapësirën ajrore izraelite.

Irani ka zhvilluar edhe kapacitete kibernetike. Mendohet se vendi ka një njësi të posaçme që merret me luftën kibernetike. Në vitin 2019, Microsoft tha se një grup hakerash nga Irani shënjestruan fushatën presidenciale amerikane dhe tentuan të futen në llogaritë e zyrtarëve qeveritarë amerikanë.

BURIMI:BBC

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY