Kosovë, arrestohet drejtori i Agjencisë Qendrore të Prokurimit

Kosovë, arrestohet drejtori i Agjencisë Qendrore të Prokurimit

57
0
Shares

Policia e Kosovës ka arrestuar dje drejtorin e Agjencisë Qendrore të Prokurimit, Mursel Rracin.
Rraci, dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme anuloi një tender tetë milion euro.
Policia ka njoftuar për arrestimin e të dyshuarit, duke mos dhënë shumë detaje.
“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas një pune hetimore lidhur me një rast për keqpërdorim të pozitës  dhe autoritetit zyrtar, ka bërë arrestimin e një personi të dyshuar në rajonin e Prishtinës”, thuhet në një komunikatë për media.
Ai dyshohet për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, si pasojë e nxjerrjes se një vendimi të kundërligjshëm për anulimin e një tenderi, në kundërshtim me Ligjin e prokurimit publik.
“I njëjti dyshohet se nuk i ka përfillur vendimet e OSHP-së, duke lënë kështu pezull procedurën tenderuese”, ka njoftuar Policia.
Të dyshuarit i janë caktuar 48 orë ndalim policor./Insajderi.com/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY