Pas vdekjes së punëtorit mesditën e djeshme në lagjen e Pazarit, policia ka arrestuar dy punonjës të firmës “Konstruksion 93”, përgjegjësin teknik, F.P. 67 vjeç dhe A.Z. 41 vjeç, manovratorin e betonieres.
Policia i akuzon për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë në pallatin në të cilin u aksidentuan dy punëtorët, njëri prej të cilëve gjeti vdekjen, Elvis Josifi, ndërsa një tjetër ndodhet në spital i plagosur, jashtë rrezikut.
Policia i ka arrestuar dhe i akuzon sepse gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt u dëmtua një segment metalik i presës së betonieres, i cili u këput dhe goditi në kokë duke i shkaktuar vdekjen Elvis Josifit 36 vjeç, si dhe plagosi jashtë rrezikut 59 vjeçarin me inicialet P.F. të dy banues në Korçë.
Fillimisht policia i shoqëroi të gjithë punonjësit për t’i marrë në pyetje, ndërsa më pas ka arrestuar vetëm dy prej tyre.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/