Basha me FMN: Droga, korrupsioni dhe rritja e taksave kanë zhytur vendin...

Basha me FMN: Droga, korrupsioni dhe rritja e taksave kanë zhytur vendin në krizë

51
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim shefen e misionit të FMN-së për Shqipërinë, Anita Tuladhar dhe përfaqësuesin e FMN-së në Shqipëri, Jens Reinke.
Kreu i opozitës Basha theksoi se situata është dramatike në të gjitha aspektet e jetës së vendit, për shkak të korrupsionit, kapjes së shtetit nga një grusht oligarkësh dhe individësh me rekorde kriminale, drogës, gjobave dhe arbitraritetit të tatimoreve, gjë që ka sjellë mbylljen e mijëra bizneseve, varfërim të përditshëm të shqiptarëve, rritje të përdoruesve të lëndëve narkotike dhe një situatë depresive për shoqërinë.
Taksat u rritën, informaliteti është në nivelet më të larta, transparenca është në nivelet më të ulëta historike, ndërkohë që rritja e çmimit të karburanteve, rritja e çmimit të energjisë për konsumatorët dhe bizneset ka shkaktuar problem mbijetese për bizneset dhe ka përkeqësuar treguesit jetësorë për qytetarët.
Basha ndau me drejtuesit e misionit të FMN-së shqetësimet e mëdha të opozitës, për gjendjen kritike të ekonomisë shqiptare si rezultat i politikave të gabuara të qeverisë “Rama”, dhe korrupsionit në çdo fushë të menaxhimit të financave publike. Rritja e taksave si dhe skemat korruptive të koncesioneve kanë zhytur vendin në krizë.
Ndonëse rriti taksat, qeveria ka dështuar të shtojë të ardhurat, theksoi zoti Basha i cili u ndal dhe në  rritjen e pakontrolluar të borxhit publik, nga 62.7% të PBB në 2013-ën, në 72-73% që vlerësohet aktualisht dhe në të njëjtën kohë janë rritur detyrimet e pashlyera të qeverisë ndaj palëve të treta.
Nuk ka asnjë investim publik,  investimet e nisura para 3 vitesh vazhdojnë të jenë me të njëjtin status, ndërkohë që miliona euro shkojnë për shëtitore me palma, shatërvanë si edhe për shpenzimet e luksit; për vetura qeveritare, për rikonstruksione zyrash.
Tenderat dhe koncesionet të cilat në 50% të rasteve bëhen pa garë e në rastet e tjera përzgjidhen ofertat më të larta, fitohen nga një grusht oligarkësh pranë kryeministrit.
Aferat korruptive me koncesionet nuk kanë të ndalur, theksoi zBasha, duke u ndalur tek koncesionet në shëndetësi, që i marrin buxhetit të shtetit 350 milionë euro pa i dhënë asnjë shërbim qytetarit shqiptar.
Buxheti i shtetit trajtohet si pronë private e kryeministrit, theksoi Basha dhe sektorë jetikë si bujqësia janë lënë pas dore. Nuk ka asnjë investim në infrastrukturë ndërsa subvencionet i marrin vetëm 50 persona të lidhur me qeveritarët.
Mbledhja e të ardhurave vazhdon të jetë në rënie, megjithëse taksat janë rritur si shkak i korrupsionit të lartë në tatime dhe dogana. Basha theksoi se investimet publike kanë shkuar për fasada dhe investime sipërfaqësore, pa asnjë impakt në ekonomi e punësim.
Ky vit, tha Basha shënon vitin me prodhimin më të madh të drogës në vendin tonë. Kjo situatë është pasojë e drejtpërdrejt e kriminalizimit të shtetit nga Edi Rama, theksoi Basha, dhe refuzimit për të zbatuar ligjin e  dekriminalizimit.
Paratë e drogës janë të destinuara për të korruptuar funksionarë të shtetit dhe për të blerë votat, theksoi kreu i demokratëve, Lulzim Basha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY