Këputja e presës së betonieres në Korçë, dërgohet në spital i plagosur...

Këputja e presës së betonieres në Korçë, dërgohet në spital i plagosur një tjetër punëtor

168
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme, ku një punëtor 30-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë orarit të punës në hyrje të pazarit të Korçës, pasi pompa e betonieres i ra mbi kokë në pallatin 4-katësh. Viktima është Elvis Josifi, ndërsa ngjarja ndodhi rreth orës 12:15 të ditës së sotme.

Në momentin që punëtorët po hidhnin betonin për ndërtimin e godinës, presa e betonieres u këput duke i rënë në kokë atij.

Në kantierin ku ndodhi ngjarja e rëndë ka dhe një të plagosur i cili eshte derguar ne spital dhe nuk dihet nese eshte ne gjendje kritike. Ne kantinier është parë edhe një varg hudhre, që simbolizon mbrojtjen nga syri i keq.

Sipas burimeve, shkak mund të jenë kushtet e këqija të punës dhe vjetërsia e mjeteve të tyre. Një dëshmitar që ndodhej në vendin e ngjarjes, Muharrem Hysolli u shpreh se nga këputja e presës së betonit mund të kishte pasur më shumë viktima, por fatmirësisht u shmang tragjedia.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY