DETAJE/Babai që vrau vajzën dhe dhëndrin në gjendje kritike, Vetoni djali i...

DETAJE/Babai që vrau vajzën dhe dhëndrin në gjendje kritike, Vetoni djali i shqiptarit të njohur nga Maqedonia

160
0
Shares

Policia e Victoria në Melbourne po pret të marrë në pyetje babanë e Lindita Musai, vajzës e cila u qëllua për vdekje pranë burrit të saj Veton Musai në verandën e shtëpisë së tyre rreth orës 10:30 të mëngjesit të 31 dhjetorit.

Ngjarja ndodhi sapo çifti i ri ishte kthyer në banesën e tyre në Yarraville pas një feste për përvjetorin e tyre të parë të martesës.

Veton Musai, i cili ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes, është djali i ish-kryetarit të Komunitetit Shqiptar në Australi, Alil Musai, i cili emigroi në Australi nga Maqedonia e Veriut në vitet 1980. Lindita Musai ishte gjithashtu anëtare e komunitetit shqiptar të Melburnit.

Babai i Veton Musait, Alili, ka qenë presidenti i Komunitetit Shqiptar të Melburnit i cili në vitin 2000 mbështeti refugjatët kosovarë që kishin ikur nga lufta e Serbisë, duke u mundësuar më pas atyre kthimin e tyre në shtëpi përmes ministrit të atëhershëm të imigracionit Philip Ruddock.

Situata e rëndë shëndetësore e Shaptafaj ka penguar efektivët e policisë që ta marrin në pyetje, megjithëse Policia e Victorias thotë se nuk po kërkojnë askënd tjetër veç tij në lidhje me vrasjen e dyfishtë.

Policia ka kontrolluar në shtëpinë e tij Altona  të Veriut dhe ka folur me fqinjët e tij. Të afërmit e Musait mbërritën në shtëpinë e tyre  në Yarraville menjëherë pas të shtënave të martën.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY