Policia arreston 2 drejtuesit e makinave qe shtypen 2 persona

Policia arreston 2 drejtuesit e makinave qe shtypen 2 persona

81
0
Shares

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore ka arrestuar sonte dy drejtuesit e mjeteve qe vrane ndersa ishin ne trotuar dy persona sot ne Tirane.

Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E.M, 36 vjeç, banues Tiranë, dhe E. L, 31 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi në flagrancë u krye pasi dyshohen për kryerjen e veprës penale “Shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor”.

Më datë 02.01.2020, rreth orës 15.00, në rrugën “Xhanfize Keko”, shtetasi E.M, ka qenë duke drejtuar automjetin tip Volkswagen me targa AA 758 YZ i cili ka qenë duke udhetuar nga Porcelani në drejtim të sheshit “Shtraus” dhe është përplasur me automjetin tip Volkswagen me ngjyrë gri me taraga AA 544 SX e drejtuar nga shtetasi E. L, ku si pasojë e perplasjes automjeti me targa AA544SX ka aksidentuar këmbësorët shtetasen H. S dhe shtetasin E. B, të cilët kanë qenë duke ecur ne trotuar, ku si pasoje e goditjes kanë gjetur vdekjen ne vend.

Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve E. M dhe E. L për veprime të metejshme

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY