Në bazë të një hetimi proaktiv të zhvilluar nga Prokuroria e Shkodrës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Vendore, u arrestuan 5 persona, si edhe po zhvillohen hetime për disa të tjerë, të gjithë të dyshuar për “kontrabandë…” të cigareve.
Në vijim të këtij hetimi, Prokuroria e Shkodrës ka marrë lejen e gjykatës dhe ka urdhëruar kontrollin e disa banesave në Shkodër, Vaun e Dejës, Malësi të Madhe dhe Shijak, në bazë të të të cilave pas një hetimi disa mujor u bë i mundur realizimi i Operacionit te koduar “Akciza” dhe si rezultat u be arrestimi në flagrancë i 5 personave.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga nenet 180, 174, 288, 172 dhe 178/2 të Kodit Penal.
Vazhdon kryerja e veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme dhe në vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të dyshuar.
Të arrestuar
* Ndriçim Bilani,
55 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjate kontrollit te ushtruar ne banesën e tij u gjeten dhe sekuestruan ne cilësinë e provës materiale 61 steka cigare te markave te ndryshme pa dokumentacion përkatës;
* Ramadan Lulaj,
67 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjate kontrollit te banesës se tij u gjeten dhe sekuestruan ne cilësinë e provës materiale 101 pako duhani i grire dhe një makine grirëse duhani;
* Agron Isufaj,
47 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjate kontrollit te ushtruar ne banesën e t’i u gjeten 290 paketa kontrabandë;
* Kujtim Guri,
48 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjate kontrollit te ushtruar ne banesën e tij u gjeten dhe sekuestruan 2000 llamba kontrabandë;
* F. Qevani, 4
5 vjeç, banuese në Shijak, të cilës iu gjetën 4 mijë paketa cigare të markave të ndryshme.
Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e A. M., 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjate kontrollit te ushtruar ne banesën e tij u gjeten 46 steka cigare kontrabandë.
Sekuestruar
* 107 steka me paketa cigaresh të markave të ndryshme pa dokumentacionin përkatës
* 101 pako duhan i grirë dhe një makinë grirëse
* 4259 paketa cigaresh të markave të ndryshme
* 2000 copë llamba
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/