Shqipëria dorëzon tek Erdogani mësuesin gulenist pasi mbaroi dënimin në Shqipëri

Shqipëria dorëzon tek Erdogani mësuesin gulenist pasi mbaroi dënimin në Shqipëri

78
0
Shares

Partia Demokratike ka reaguar ashpër ndaj vendimit për dëbimin e një mësuesi turk në Turqi.

Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e të mërkurës së 1 janarit.

Policia e shtetit dyshon se ai është pjesë e organizatave të Gylen, por PD kërkon transparencë pëër këtë çështje.

“Ndersa mediat po raportojne me shqetesim per nje ekstradim te nje qytetari turk sipas tyre ne shkelje te ligjit, nuk ka asnje sqarim te institucioneve shteterore per kete ngjarje.Heshtja dhe zgjedhja e dates 1 Janar per kete veprim, na detyrojne te kerkojme trasparence te menjehereshme per cfare po ndodh, dhe pergjigje nese veprimet e autoriteteve jane ne perputhje me ligjet ne fuqi, konventat nderkombetare dhe te drejtat e njeriut?Eshte prioritare per cdo vend demokratik, vecanerisht ne procesin e integrimit europian, te respektoje keto parime, te drejta e detyrime. Shkelja e tyre eshte kthyer ne rregull per qeverine e korruptuar dhe te inkriminuar te Edi Rames” thekson PD në deklaratë.

Ndersa ish deputeti i PD-se, Genc Pollo shkruan ne rrjetet sociale se Shqiperia ka shkelur konventat nderkombetare. “Policia e Lleshit ditën e parë të vitit të ri (e të kryesisë së OSBE-së) e rrëmben turkun dhe e dërgon pako postale aty ku të drejtat themelore të tij nuk mund të mbrohen. Edi Rama thotë unë nuk di gjë se çfarë bën Lleshi im se më duhet të laj duart. Lleshi nuk bëzan ende. Ligjet e shtetit e konventat europiane shkelen me dy këmbë.
Kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar. Hap tjetër në drejtim të degradimit (banditizimit) të shtetit ligjor.
P. S. Kur diçka e ngjashme ndodhi para dy vitesh në Kosovë kryeministri shkarkoi brenda ditës ministrin e brendshëm”, shkruan Pollo.

Harun Çelik nga burgu fluturoi drejt Turqisë nga aeroporti i Rinasit mbrëmjen e 1 janarit.

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit Gentjan Mullai i konfirmoi BIRN se personi në fjalë “është dëbuar nga vendi”.

“Personi ka qenë në burg pasi është kapur nga policia kufitare e Rinasit me dokumente false. Në zbatim të ligjit “për të Huajt” do të dëbohet,” tha Mullai.

Zyra e Kryeministrit Edi Rama tha e pyetur nga BIRN se “dënimi është një çështje procedurash ligjore që nuk ka lidhje me kryeministrin”.

Çelik u arrestua në Rinas 5 muaj me pare me dokumente false teksa hynte tranzit me pasaportë turke, por me vizë kanadeze false të falsifikuar.

Për këtë shkelje, ai u dënua nga Gjykata e Tiranës me 5 muaj burgim, dënim ky i cili i mbaroi më 1 janar.

Kush është Harun Çelik?

Një shtetase e identifikuar si Barbarossa Kaya, me anë të disa postimeve në tëitter, shkruan se Çelik është një mësues i cili ia doli që të shpëtonte nga përndjekja në Turqi, teksa pretendon se ka kërkuar azil, por shprehet se i është refuzuar kërkesa.

“Harun Çelik, 41 vjeç, një mësues që shpëtoi nga përndjekja në Turqi, ishte në burg në Shqipëri për 5.5 muaj. Ai u la i lirë sot dhe menjëherë dhe me forcë po dërgohet në aeroport tani. Kërkesat e tij për azil është refuzuar nga autoritetet. Ekziston një shkelje e qartë e të drejtave të njeriut”, shkruan Barbarossa Kaya. Ajo akuzon kryeministrin Edi Rama se me këtë vendim, për deportimin e Çelik i është bindur urdhrave të Erdogan.

“Kryeministri Edi Rama shpërfilli dinjitetin e vendit të tij dhe zbatoi urdhrin e Erdoganit. Të drejtat e Harun Çelik janë shkelur dhe ai dëbohet në mënyrë të paligjshme me një operacion të shpejtë”, thotë ajo.

Shqipëria i bashkohet në këtë mënyrë një numri të vogël shtetesh që i binden kërkesës së presidentit të Turqisë Recep Taip Erdogan për të dërguar në Turqi për përndjekje penale çdo person të lidhur me lëvizjen globale Gulen, të cilën ai e akuzon si organizatore të grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2016.

Në shkurt 2015, Kosova dëboi pesë shtetas të kërkuar nga Turqia duke shkaktuar zemërim ndërkombëtar dhe kritika të ashpra nga BE dhe SHBA për shkelje të procesit të rregullt ligjor dhe dhunim të të drejtave themelore të njeriut.

Kryeministri Ramush Haradinaj në atë rast shkarkoi kreun e shërbimeve sekrete të vendit si dhe ministrin e Brendshëm duke pretenduar se nuk kishte pasur dijeni për dëbimin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY