Vrasja e dyfishtë tek “1 Maji”, dënohen 2 autorët

Vrasja e dyfishtë tek “1 Maji”, dënohen 2 autorët

47
0
Shares

Gjykata e Tiranës ka dhënë dënimin për dy autorët e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në Tetor të vitit të kaluar, në zonën e “Lulishte 1 Maji”, ku mbetën të vdekur Kevin Rugova dhe Aurora Oskian. Ndërsa objektivi i atentatit Ervis Gaçaj mbeti i plagosur. Kjo gjykatë ka vendosur burgim të përjetshëm për Sael Sulaj, i cili ishte dhe iniciatori i krimit, ndërsa 30 vite burg janë caktuar për Vasiel Çavo.

Sipas pretendimit të gjykatës, Sulaj ka përdorur automatik dhe ka qëlluar 30 herë me të, ndërsa Çavo ka qëlluar 6 herë me pistoletë dhe asnjë nga plumbat e shtëna nga ky i fundit nuk kanë prekur viktimat. Fakt ky i vërtetuar shkencërisht. Gjithashtu u vërtetua se Çavo kishte qëlluar pasi Sulaj i kishte përfunduar të shtënat, ku si rrjedhojë kishte lënë të vdekur dy viktimat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY