Beteja kunder fishekzjarreve, 3 te ndaluar nga policia

Beteja kunder fishekzjarreve, 3 te ndaluar nga policia

92
0
Shares

Policia e shtetit ka vijuar edhe sot te bllokoje lende piroteknike ne te gjithe vendin ne perpjekje per te kontrolluar hedhjen e fishekzjarreve vetem nga pushteti vendor, vecmas ne qytete.

Gjate dites se sotme u sekuestruan në Berat, Tiranë e Librazhd 347 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese.

Tre shtetas, pronarë të dyqaneve ku policia gjeti dhe sekuestroi fishekzjarrët u proceduan penalisht.

Detajet nga pooicia:

Nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim edhe me shërbimin zjarrfikës, ka vijuar kontrolli i pandërprerë në subjekte të ndryshme dhe tregje me shumicë e pakicë, me qëllim evidentimin dhe sekuestrimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Si rezultat i kontrolleve, në Berat, në dyqanin në pronësi të shtetasit L. M., u gjetën dhe u sekuestruan 217 fishekëzjarrë. Në Tiranë, në dyqanin e shtetasit M. N., u gjetën dhe u sekuestruan 100 fishekzjarrë. Ndërsa në Prrenjas, në dyqanin e shtetasit T. K., u gjetën e u sekuestruan 30 fishekëzjarrë.

Kontrollet do vijojnë edhe në këto orë të mbetura të këtij viti, me qëllim që nata e ndërrimit të viteve të kalojë pa probleme për sa i përket lëndëve piroteknike.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të kapsollave, fishekzjarrëve dhe çdo rast të paligjshmërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY