Oficeri i RENEA-s u plagos ne aksionin per kapjen e shoferit te...

Oficeri i RENEA-s u plagos ne aksionin per kapjen e shoferit te Tushes

305
0
Shares

Një efektiv i RENEA-s u aksidentua sot gjatë ndjekjes së ish-shoferit të kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe, i cili mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm ne bashkine e Lushnjes.

Efektivi Qazim Surroi është dëmtuar në legen ( fundshpinë) gjatë ndjekjes së Gëzim Saracit, i cili akuzohet per atentatin.

Efektivi i Reneas Surroi është transportuar në spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Surroi ka qenë duke udhëtuar me mjetin e punës, në krye të detyrës, në momentin kur është aksidentuar rëndë.

Kryetari i Bashkisë së Lushnjes Viktor Tushe la ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë, pasi nuk kishte lëndime serioze nga shpërthimi i granatës mëngjesin e sotëm në zyrën e tij.

Nga shpërthimi i granatës mbeti më rëndë e lënduar sekretarja e tij Erisa Qalliu, e cila ka marrë dëmtime në kockat e fytyrës.

Burime për FaxNeës bëjnë me dije se policia ka marrë nën mbrojtje familjen e kryebashkiakut Fatos Tushe, për të shmangur çdo lloj incidenti tjetër të mundshëm.

Pas ndihmës së parë që kanë marrë në spitalin e Lushnjes, Tushe dhe Qalliu u sollën drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, ndërsa kryebashkiaku u vizitua dhe nga deputetë socialistë, të cilët u interesuan rreth shëndetit të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY