Viti ri do të nisë me ngrica dhe temperatura minus, parashikimi i...

Viti ri do të nisë me ngrica dhe temperatura minus, parashikimi i motit për datat 1-2 Janar

110
0
Shares

Vendi ynë vijon të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti të jetë i kthjellët si në orët e para të mëngjesit dhe i tillë do të vijojë deri në fund të ditës.

Sherbimi Meterologjik Ushtarak informon se për tu theksuar është se për shkak të masave ajrore të ftohta temperaturat në vlerat minimale sot u regjistruan -7ºC në zonat malore, -4ºC në zonat e ulta dhe 1ºC në ato bregdetare dhe për kryeqytetin -2ºC.

Po ashtu, ky sherbim njofton se sa i përket temperaturave të mesditës ato pritet që të arrijnë vlerën më të lartë deri në 13ºC në zonat e ulta dhe ato bregdetare.Temperaturat e mëngjesit do të vijojnë të jenë të ftohta edhe pse pritet një rritje e tyre prej 1-3ºC për ditën e nesërme. Për shkak të temperaturave negative duhet patur kujdes nga ngricat e forta kryesisht në zonat malore dhe ato kodrinore.

Temperaturat pritet të ndihen të ulta edhe për shkak të erës e cila nesër pritet të fryjë intensive me shpejtësi mesatare 3-10m/s me drejtim nga kuadrati i veriut. Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta dhe zonat luginore era hera-herës fiton shpejtësi deri në 20-25m/s.

Për datën 02.01.2019 moti do të vijoj të jetë i kthjellët në të gjithë territorin. Por për këtë ditë pritet përsëri një rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat minimale duke prekur në zonat malore vlerat prej -8ºC në zonat malore, -5ºC në zonat e ulta dhe 0ºC në ato bregdetare.

Sa i përket vlerave të mesditës ato si këto ditë nuk do të kalojnë vlerat prej 12-13ºC në zonat e ulta dhe ato bregdetare.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY