Një nga shqiptarët e arratisur nga burgu italian është emër i njohur për policinë dhe historinë e krimit në Shqipëri. Mikel Hasanbelli, është një nga vëllezërit Hasanbelli, dënuar për vrasjen e shtetasit Julian Çela në Belgjikë dhe plagosjen e Kasandër Nogës. Vrasje e bërë për hakmarrje, pasi Noga u ekzekutoi babanë teksa ishte i shtruar në reanimacionin e Ushtarakut. Mikel Hasanbelli 38 vjec, ishte burgosur për shfrytezim prostitucioni dhe trafik droge dhe duhet te ishte ne burg deri në vitin 2020
Zanafilla e vrasjeve
Gjithcka nisi më 19 gusht 2000 kur Kasandër Noga kishte hyrë me automatik në dorë i shoqëruar nga Julian Cela dhe pasi kanë shkelmuar dhomën e reanimacionit ku ndodheshin të shtruar Aqif Hasanbelliu (babai i vëllezërve Hasanbelli) dhe Dritan Hajdini u ka hequr serumin nga krahu dhe me breshëri automatiku i ka lënë të vdekur në vend. Në ngjarje u plagosën edhe 3 të tjerë, vëllezër dhe të afërm të Hasanbellit. Sipas të dhënave që shkruanin atëherë mediat, vrasja kishte ndodhur për motive hakmarrjeje pasi këta persona i kishin vrarë kohë më parë vëllain, Kasander Nogës. Vëllezërit Hasanbelli, mesa duket ishin vënë në ndjekje të djaloshit nga Patosi i Fierit dhe dy vjet më vonë, saktësisht në orën 17. 15 minuta të datës 17 mars 2002 Geroni së bashku me Erion Hasanbellin tentojnë të hakmerren.
Hakmarrja në Belgjikë
Në lokalin ‘Prehistori’ ne Antverp të Belgjikës, Erion dhe Geron Hasabelli qëllojnë me armë Juljan Celën dhe Kasandër Nogën. Në këtë atentat mbetet i vrarë Juliani ndërsa plagoset rëndë Kasandri. “Ngjarja ka ndodhur për qëllim gjakmarrje, pasi Juliani dhe Kasandri kishin vrarë babain e vëllezërve Hasanbelli” sqaronte aso kohe policia. Për këtë ngjarje Gjykata e Rrethit Fier me vendimin nr.461, datë 15.09.2008, vendosi masën e arrestit me burg për veprat penale të “vrasjes me paramendim” dhe “mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit”
Arrestimi në Elbasan
Vite më pas vëllezërit Erion (Mikel) e Geron Hasanbelli, nga Fieri u arrestuan nga policia e Elbasanit, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane si pjesë e një organizate kriminale që shfrytëzonin për qëllime prostitucioni në Milano vajza nga Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Rusia, Maroku, Moldavia etj., si edhe për trafik lëndësh narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Sipas autoriteteve italiane, ata e kanë të faktuar tashmë se dy vëllezërit Hasanbelli, së bashku me persona të tjerë e kanë kryer këtë aktivitet të paktën gjatë vitit 2012. Mësohet se ndaj këtyre dy shtetasve, gjykata e Fierit ka lejuar ekstradimin në gushtin e vitit të kaluar, por ky ekstradim është pezulluar në përputhje me ligjin. Kjo për faktin se dy vëllezërit ishin duke vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata shqiptare për vrasjen e shtetasit Julian Çela dhe plagosjen e shtetasit Kasand
PROKURORIA
Problemet ligjore për vëllezërit Hasanbelli kanë nisur në vitin 2002, kur u akuzuan nga autoritetet belge se kanë kryer në Belgjikë vrasjen e Julian Çelës dhe plagosjen e Kasandër Nogës. Në atë kohë, në zbatim të urdhrit të arrestit ndërkombëtar, autoritetet shqiptare kryen arrestimin e Erion (Mikel) dhe Geron Hasanbellit, të cilët gjendeshin në Shqipëri, dhe fillimisht ndaj tyre u vendos nga Gjykata e Fierit masa e sigurisë “Arrest me burg”, në pritje të dokumentacionit nga Belgjika. Por, ky informacion zyrtar u vonua, duke detyruar prokurorinë e Fierit, në përfundim të afateve procedurale të vendoste në vitin 2002 pushimin e çështjes dhe lirimin e tyre.
Disa kohë pas lirimit të tyre, mbërrin në Shqipëri materiali nga Belgjika për vrasjen në Antverp, ndaj prokuroria e Fierit regjistroi procedimin penal ndaj tyre. Autoritetet shqiptare zhvilluan hetimin dhe gjykimin ndaj dy vëllezërve në mungesë, pasi nuk u arrit të gjendeshin në Shqipëri. Në vitin 2009, Gjykata e Fierit shpalli fajtor për vrasjen në Belgjikë Erion Hasanbellin dhe e dënoi me burgim të përjetshëm. Duke qenë se gjykimi u zhvillua me procedurë të shkurtuar, në vendimin përfundimtar ai u dënua me 25 vite burgim.
Ndërsa vëllai i tij, Geroni, u shpall i pafajshëm. Në vitin 2012, Gjykata e Apelit Vlorë la në fuqi vendimin e dënimit për Erion Hasanbelli me 25 vite burg, ndërsa ndryshoi vendimin e pafajësisë, duke e shpallur fajtor dhe dënuar me 14 vjet burg Geron Hysenbellin. Në zbatim të këtij vendimi, Geron Hasanbelli u arrestua në Tiranë në vitin 2013. Po në të njëjtin vit u prangos edhe vëllai i tij, Erioni. Prej vitit 2013, dy vëllezërit vuanin dënimin në burgun e Peqinit dhe kishin dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë.
Ndërkohë që vuanin dënimin për vrasjen në Belgjikë, autoritetet gjyqësore të Milanos, kishin nxjerrë urdhrin e arrestit ndërkombëtar për dy vëllezërit. Për efekt të urdhërarrestit ndërkombëtar, në gusht 2014, gjykata e Fierit lejoi ekstradimin e tyre. Leja e ekstradimit u miratua edhe nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, e cila në përputhje me legjislacionin procedural e pezulloi përkohësisht ekstradimin, deri në përfundim të dënimit për veprat penale të dënuara në Shqipëri (për vrasjen në Belgjikë).
Gjykata e Lartë prishi vendimin e Apelit të Vlorës dhe rikthimin për shqyrtim në po këtë gjykatë, me një tjetër trupë gjykuese. Në bazë të këtij vendimi, aktualisht Geron Hasanbelli del i pafajshëm për vrasjen në Belgjikë e të lirohet nga burgu. Nga ana tjetër, duke qenë se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Fier nuk është i formës së prerë dhe për faktin që periudha që ka qëndruar në burg vëllai tjetër, Erion (Mikel) Hasanbelli ka përmbushur afatet e paraburgimit, edhe ky i fundit duhet të lirohet, deri në vendimin tjetër të Gjykatës së Apelit Vlorë. Në këto kushte, me qëllim zbatimin e vendimit të gjykatës për ekstradimin e tyre në Itali, prokuroria e Elbasanit, si kompetente për zbatimin e procedurave për shkak të vendndodhjes së përkohshme të tyre (në burgun e Peqinit), ka urdhëruar shoqërimin e vëllezërve në. paraburgimin e Elbasanit. Vetem nje vit me pare Mikeli u ekstradua drejte Italise./panorama
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/