Nga debati para bashkisë tek sherri në zyrë, si u plagos Fatos...

Nga debati para bashkisë tek sherri në zyrë, si u plagos Fatos Tushe, sekretarja ende në spital

222
0
Shares

Diten e sotme, kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe u plagos në zyrë nga ish-shoferi i tij.

Burime parparake konfirmojnë faktin se Tushe ka marrë plagë në këmbë dhe në shpatull, ndërsa sekretarja e tij është plagosur më rënde, ku ka patur demtime ne gishta dhe ne faqe, ndersa mjeket pohuan se i hoqen materiale metali nga trupi.

Sipas gazetares Lala, ngjarja ka ndodhur pas sherrit mes ish-shoferit dhe kryebashkiakut, ndërsa thekson se  mes tyre ka pasur konflikte në të  kaluarën.

Dinamika e ngjarjes dhe marrëdhënia konfliktuale mes Tushes dhe ish-shoferit:

Kryetari i Bashkisë ka mbërritur  fillimisht në punë ku do takohej me stafin dhe gazetarët. Ka parkuar makinën dhe aty ishte ish shoferi Saraçi. Kanë debatuar dhe janë ngjitur për në zyrë.

Tushe i ka kërkuar të sqarohen lart në zyrë. Debati mes tyre ka vijuar me tone të  dhe ai ka nxjerrë granatën dhe e ka hedhur. Sekretarja e tij është plagosur më rendë. Bashkia ka kamera dhe policia i ka sekuestruar ato.

Mes Tushës dhe Saraçit ka patur konflikte të vazhdueshme që kane çuar pastaj në largimin e tij si shofer. Ka dyshime që Tushe i kishte edhe një borxh Saracit. Ky i fundit ka dyshime te ishte përfshirë ne veprimtari kriminale. Po hetohet e kaluara.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY