E gjithë qeveria është mobilizuar nga ngjarja e rende e ndodhur mengjesin e sotem në Lushnjë.
Granata në zyrë të kryebashkiakut të Lushnjes, la të plagosur Fatos Tushen dhe sekretaren e tij, Ermira Qalliu. Menjehere, ata janë shoqëruar tek Urgjenca e Lushnjes për të marrë ndihmën e parë dhe prej andej në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Te Trauma, Tushe dhe Qalliu janë vizituar nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, kreu I Kuvendit Gramoz Ruçi, zv. kryeministri Erion Braçe, kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, minitri i Brendshëm Sandër Lleshaj, si dhe disa disa figura të tjera politike.
Manastirliu për mediat u shpreh se se Qalliu është jashtë rrezikut për jetën dhe po mbahet në vëzhgim nga mjekët.
“Situata paraqitet e stabilizuar janë jashtë rrezikut për jetën. Do mbahen në observim. Mjekët janë në dispozicion për të kontrolluar gjendjen e tyre shëndetësore”, u shpreh Manastirliu.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/