EMRI/Plagosja e kryebashkiakut të Lushnjës në zyrë, policia në kërkim të autorit...

EMRI/Plagosja e kryebashkiakut të Lushnjës në zyrë, policia në kërkim të autorit të dyshuar

128
0
Shares

Pikerish ne diten e fundit të vitit, shënohet një ngjarje e rende, e cila fatmirësisht deri tani nuk ka sjellë pasoja në njerëz. Një shpërthim ndodhi në Bashkinë e Lushnjës, ku u plagos kryebashkiaku Fatos Tushe.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 08:00 në momentin që Tushe ka hyrë në zyrë. Mësohet se nga shpërthimi është plagosur edhe sekretarja e kryetarit, Erisa Qalliu.

pak pasi kryetari i Bashkisë ishte futur në zyrë, aty ka hyrë dhe ish-shoferi i tij Gëzim Saraçi dhe ka lëshuar brenda një mjet shpërthyes. Burime policore thanë për Kuçin se Saraçi është shpallur në kërkim.

Nuk dihet se cili ka qenë mekanizmi i shpërthimit, por nga të dhënat paraprakë mësohet se shpërthimi ka ndodhur në zyrë. Ndërkohë, policia ka ngritur postblloqe në të gjithë hyrjet dhe daljet e qytetit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY