Lajm i hidhur në fundvit, ndahet nga jeta ish-trajneri i Kombëtares

Lajm i hidhur në fundvit, ndahet nga jeta ish-trajneri i Kombëtares

147
0
Shares

Eshtë ndarë nga jeta, ish-trajneri i Kombëtares Shyqyri Rreli, në moshën 89-vjeçare. Reli ka qenë një figurë e madhe e futbollit shqiptar, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e Dinamos dhe Tiranës.

Ai është vlerësuar gjithashtu edhe me titullin “Nderi i Kombit” për kontributin e çmuar të dhënë.

Me Kombëtaren ish-trajneri ka arritur disa suksese të rëndësishme, duke fituar dy tituj Ballkanikë me të rinjtë, ndërkohë ka renditur mes më të mirave Shqipërinë U-21 në Europianin e 1984.

Karriera si trajner
Trajner-futbollist me ekipin e moshave Petro Nini Luarasi, në vitin 1961. Mësues i edukimit fizik. Trajner i klasave sportive. Pedagog i Mjeshtërisë së Lartë Sportive. Trajner-Pedagog me ekipin e Shkëndijës, fillimisht me të rinjtë në kategorinë e dytë dhe më pas në të parën. Trajner i Tiranës nga viti 1987-1990. Trajner dhe drejtor teknik i ekipit të sapoformuar, Albanët nga 1994-1998, duke dalë në vendin e dytë, në kategorinë e dytë. Konsulent dhe më pas trajner i Teutës në vitin 1993.

Trajner i Shkumbinit për disa muaj në vitin 1996.
Trofetë e fituara si trajner 2 tituj kampion me Tiranën.
Trajner i ekipit Shpresa 1972-1982 (2 herë kampion ballkanik).
Trajner i ekipit kombëtar 1982-1990.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY