DETAJE/Plagosi një person, tjetrit i vjedh pasaportën, kapet në Qafë Thanë duke...

DETAJE/Plagosi një person, tjetrit i vjedh pasaportën, kapet në Qafë Thanë duke u arratisur

129
0
Shares

Një 53-vjeçar, i shpallur në kërkim për vrasje në tentativë, është arrestuar në tentativë për të lënë kufirin shqiptar në Qafë-Thanë.

Mësohet se Gjoni Çaushi, banues në Vlorë akuzohet për “Vrasja me dashje mbetur në tentativë”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në 3 dhjetor në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë, ku dyshohet se ka goditur me mjete prerëse shtetasin E.Sh.

Ai u kap nga policia duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me pasaportën që i kishte vjedhur një shtetasi tjetër.

Punonjësit e policisë kufitare gjatë patrullimit të kufirit të gjelbër, kanë kapur shtetasin Gj.Ç., gjatë kontrollit fizik të të cilit iu gjet një pasaportë me gjeneralitetet e shtetasit A.A, 55 vjeç, banues në Vlorë, të cilën ia kishte vjedhur disa ditë më parë këtij të fundit, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme.

Veprimet e mëtejshme proceduriale u kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY