Hekurat dhe betoni ne pallatet e Durresit jashte standarteve, prokuroria merr analizat

Hekurat dhe betoni ne pallatet e Durresit jashte standarteve, prokuroria merr analizat

115
0
Shares

Prokuroria e Durrësit ka gjetur shkelje flagrante të rregullave të sigurisë teknike në godinat e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës.

Ora News citon burime zyrtare nga organi i akuzës se në godinat e dëmtuara që shkaktuan viktima, janë marrë mostra të hekurit dhe të betonit si dhe janë kryer filmime e fotografime të konstruksionit të këtyre ndërtesave.

Sipas prokurorisë, analizat laboratorike kanë konstatuar se betoni i përdorur nga ndërtuesit nuk kanë qenë në cilësinë e duhur lidhur me rezistencën. Probleme janë gjetur edhe me kolonat mbajtëse të godinave të cilat janë konstatuar se nuk kanë pasur dimensionet dhe sasinë e duhur të hekurit, çka ka sjellë edhe dëmtimin e tyre nga lëkundjet e tërmetit.

Pas këtyre konstatimeve pritet që në muajin janar Prokuroria e Durrësit të zgjerojë numrin e personave nën hetim duke mos përjashtuar edhe arrestime të tjera përveç 11 shtetasve të vendosur në pranga deri më tani.

Deri tani policia ka prerë 17 urdhër-arreste, por 8 të akuzuar i kanë shpëtuar arrestimit dhe janë në kërkim. Katër prej tyre janë arratisur në Itali para operacionit, ndërsa të tjerët kërkohen nga policia. Në prokurorinë e Durrësit janë marrë në pyetje më shumë se 90 persona mes tyre inxhinierë, pronarë objektesh dhe zbatues. Ndërsa hetimet përfshinë të paktën 60 kompani ndërtimi.

Gjykata e Durresit ka liruar nderkohe nga burgu dy nga shtate te arresruarit mes te cileve edhe drejtori i shtepise se pushimit te policise, i cili kanlidhje familjare me nje nga drejtuesit kryesore te mazhorances rilindase.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY