FOTO/Kush është i mbyturi në Gramsh, baba i dy fëmijëve vuante nga...

FOTO/Kush është i mbyturi në Gramsh, baba i dy fëmijëve vuante nga një sëmundje e rëndë

113
0
Shares

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë ë Gramsh, ku më herë u raportua se u mbyt në liqenin e Banjës një 40-vjeçar.

Sipas informacioneve qe kemi arritur të mësojmë, bëhet me dije se viktima vuante nga sëmundja e epilepsisë, dhe ishte larguar mëngjesin e sotëm nga banesa e tij, duke shkuar si çdo ditë për peshkim.

Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar ngjarjen e rëndë, ndërsa viktima ishte dhe baba i dy fëmijëve.

Ja edhe njoftimi paraprak i policisë për ngjarjen e  rëndë:

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një  telefonat se një shtetas  është mbytur aksidentalisht në Liqenin e Banjës, Gramsh.

Me marrjen e njoftimit,  menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikses  kanë shkuar në vendin e ngjarjes në bashkëpunim dhe  me forcat speciale  RENEA po punohet për nxjerrjen e trupit.

Nga veprimet e para rezulton se shtetasi i mbytur quhet  V.K., 40 vjeç,  banues në fshatin Zamsh, Gramsh.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY