Detaje të reja mësohen nga ngjarja e rëndë ë Gramsh, ku më herë u raportua se u mbyt në liqenin e Banjës një 40-vjeçar.
Sipas informacioneve qe kemi arritur të mësojmë, bëhet me dije se viktima vuante nga sëmundja e epilepsisë, dhe ishte larguar mëngjesin e sotëm nga banesa e tij, duke shkuar si çdo ditë për peshkim.
Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar ngjarjen e rëndë, ndërsa viktima ishte dhe baba i dy fëmijëve.
Ja edhe njoftimi paraprak i policisë për ngjarjen e rëndë:
Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një telefonat se një shtetas është mbytur aksidentalisht në Liqenin e Banjës, Gramsh.
Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikses kanë shkuar në vendin e ngjarjes në bashkëpunim dhe me forcat speciale RENEA po punohet për nxjerrjen e trupit.
Nga veprimet e para rezulton se shtetasi i mbytur quhet V.K., 40 vjeç, banues në fshatin Zamsh, Gramsh.
/DRONI.al/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/