DETAJE/”Mbi 10 mijë banorë do kalojnë Vitin e Ri në çadra”, Rama...

DETAJE/”Mbi 10 mijë banorë do kalojnë Vitin e Ri në çadra”, Rama vendos afate për banorët e prekur nga tërmeti

85
0
Shares

Kreu i qeverisë Edi Rama, në mbledhjen e tretë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit ka bere dhe premtimet e para.

Ai u shpreh se maksimumi brenda pranverës duhet të nisë puna për ndërtimin e banesave të reja, që të mund të shpërngulen të gjithë banorët që jetojnë në çadra.

“Ne jemi gati që me fillimin e pranverës, maksimumi në Mars të fillojmë të bëjmë vlerësimin e famiuljeve që jetojnë në çadra, në shi.Spitalet dhe shkollat duhet të ndërtohen brenda qendrave urbane, fëmijët duhet të nisin vitin tjetër në shkolla shumë më të mira se ato që kishin më parë”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë vendosi theksin te viti 2020, ne fillim te tij, ku  tha se do të kenë nisur akomodimet e banorëve në banesat e re. Kreu i qeverisë deklaroi më tej se pas një viti askush nuk do të duhet ta presë vitin e ri në çadra, duke u vendosur afat.

“Lagjet e reja ambicia është që brenda 6 mujorit të parë ti kemi në kantjer, do kërkojnë shumë më tepër kohë se bëhet fjalë për ndërhyrje masive por objektivi është që deri në fund të vitit 2021 të kenë filluar në pjesën më të madhe akomodimet e banorëve që sot janë me qira”,-u shpreh Rama.

I pranishëm në mbledhje e tretë të Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, ministri Çuçi tha se në hotele ndodhen mbi 3 mijë persona, ndërsa në çadra janë mbi 10 mijë të prekur nga tërmeti.

Shifrat nga Emergjencat
3613 persona janë në hotele
10225 në çadra, numrin më të lartë e ka qarku i Durrësit,
39310 objekte janë verifikuar
3580 të pabanueshme në Durrës
72 objekte janë shembur
10 në Tiranë
7 në Lezhë

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY