Policia vazhdon aksionin në terren, bllokohen mijëra kapsolla, 7 të proceduar

Policia vazhdon aksionin në terren, bllokohen mijëra kapsolla, 7 të proceduar

81
0
Shares

Policia e Shtetit ka kryer kontrolle të imtësishme në të gjithë vendin, ndërsa ka sekuestruar një sasi të madhe të mjeteve piroteknike.  Me anë të një njoftim të shpërndarë për mediat, strukturat e policisë theksojnë  faktin se përgjatë javës që lamë pas ka sekuestruar rreth 8500 kapsolla e 200 fishekzjarrë, ndërsa ka proceduar shtatë persona.

“Sekuestrohen në Pogradec 200 kapsolla dhe në Kuçovë 245 kapsolla. Po gjatë javës që kaloi, në të gjithë vendin janë sekuestruar rreth 8500 kapsolla e 200 fishekzjarrë. Janë proceduar penalisht 4 shtetas dhe 3 të tjerë janë proceduar administrativisht”,-sqaron policia.

Me tej, ne njoftimin e policisë thuhet se si rezultat i kontrolleve në qarqet Dibër, Tiranë, Gjirokastër, Korçë e Berat, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 8500 kapsolla dhe 200 fishekzjarrë.

Në lidhje me këto raste janë proceduar penalisht 4 shtetas, si dhe 3 të tjerë janë ndëshkuar me masë administrative nga shërbimi zjarrfikës. Me qëllim që nata e ndërrimit të viteve të kalojë pa probleme për sa i përket lëndëve piroteknike.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të kapsollave, fishekzjarrëve dhe çdo rast të paligjshmërisë.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY