Blushi: Më kujtohet historia e Mimit dhe Edit, që ziheshin për copa...

Blushi: Më kujtohet historia e Mimit dhe Edit, që ziheshin për copa letrash

76
0
Shares

Midis kritikave të shumtë për qeverinë dhe Kryeministrin Rama, Ben Blushi foli edhe për decentralizimin e pushtetit vendor duke akuzuar qeverinë se po bën në fakt vetëm dekoncentrim. Ai tha se megjithëse bashkë me reformën territoriale duhet të vinte edhe decentralizimi, sot ende nuk është bërë dhe mësues, infermierë, policë trafiku emërohen nga ministritë që janë politike.Blushi tha se roli i Prefektit aktualisht është zhbërë me rritjen e bashkive dhe mes 2 institucioneve ka përplasje, duke kujtuar një rast nga e kaluara me Mimi Kodhelit dhe Edi Ramës atë kohë kryebashkiak i Tiranës.

“A duhet që qeveria të decentralizohet apo duhet të dekonctrohet. Ndryshimi mes të dyjave është i qartë. Decentralizimi është lënia e shumë kompetencave për pushtetin vendor ndërsa dekoncetrimi është lëshimi për ata që ke emëruar vetë. Bëmë reformë territoriale por jo decentralizim. Kush i emëron mësuesit? Ministria. Ministritë bëjnë politika, drejtoritë i zbatojnë, bëjnë tendera e emërime. I thashë ministrit që policët e trafikut t’ia linte bashkive. Policët kush i emëron? Ministria. Ky është thelbi i decentralizimit dhe dekoncentrimit.Prefekti nuk bën më asnjë punë dhe ndoshta është i panevojshëm. Kam eksperiencë personale. Sa më të mëdha bëhen bashkitë aq më shumë zhbëhet roli i prefektit. Bashkitë kanë tendencë të mos e pyesin prefektin. Më kujtohet një histori e Mimit dhe Edit, që ziheshin për copa letrash. Më duhet të qetësoja njëherë-njërin e njëherë tjetrin. Tani janë bashkë aty”, tha Blushi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY