Korrupsioni, dënohet ish-prokurori Petrit Vukaj

Korrupsioni, dënohet ish-prokurori Petrit Vukaj

91
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi sot me 2 vite e 6 muaj shërbim prove ish-prokurorin Petrit Vukaj për akuzën e korrupsionit pasiv. Vukaj u arrestua me 27 nëntor 2015 për marrje ryshfeti në këmbim të zbutjes së dënimit. Por në dhjetor të po atij viti u vu në arrest shtëpie me mbikqyrje elektronike për shkak të gjëndjes jo të mirë shëndetësore

Ish- prokurori Petrit Vukaj kishte akuzohet se marrë një shumë prej 300 mijë lekësh dhe në këmbim i kishte premtuar të arrestuarit për një aksident, një dënim minimal. Ngjarja që vuri në pranga Prokurorin e kazanafillën më 31 mars 2015,kur Elton Xhemali ka aksidentuar për vdekje shefin e rendit në policinë e Delvinës, Përparim Bizhga, pasagjer në mjetin e drejtuar prej tij.

Sipas hetimeve, Prokurori ka marrë përsipër zbutjen e pozitës proceduriale të të paraburgosurit Elton Xhemali dhe konvertimin e dënimit më burg në shërbim prove, në këmbim të parave. Por pasi gjykata rerfuzoi kërkesën e prokurorit dhe e dënoit Xhemalin me 18 muaj burgim, ky i fundit u hakmor duke e denoncuar Petrit Vukajn. Por përveç prokurorit, policia arrestoi edhe sekserët që bënë dorëzimin e ryshfetit Arjan Xhemalin, vëllai i të akuzuarit dhe efektivin e policisë Gazmir Nelollari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY