PERGJIMI/ Pse nuk gjemon opozita per blerjen e votave ne Tirane me...

PERGJIMI/ Pse nuk gjemon opozita per blerjen e votave ne Tirane me 30 qershor 2019

160
0
Shares

Nje pergjim i publikuar dje deshmonte per nje skeme blerje votash ne Tirane ne zgjedhjet e 30 qershorit ku kryetari aktual Erion Veliaj kandidonte i vetem.

Pa asnje justifikim dhe llogjike politike, partite e opozites kane rene ne heshtje duke mos kerkuar nga prokuroria dhe SPAK qe ceshtja te hetohet si veper penale e shitjes dhe blerjes se votave. Pergjimet jane te ligjshme pasi jane bere me vendim gjykate ndersa dokumentimi permes ketij pergjimi eshte nje nga skandalet me te medha, pasi votat jane blere edhe kur kandidonte vetem dhe nderkohe vota eshte dekonspiruar.

Pergjimi:

Dajana: Zogu, votove ti motra?

Zogu: Jo akoma.

Dajana: Shko të lutem se më duhet shenja jote, ta çoj me foto, të kam motra zemër.

Zogu: Po mi.

Dajana: Se është orari që e ke fiks, hajt të jap motra njëzetmijë lekësh, shko.

Zogu: O sa mirë, kur, tani? Ja për gjysëm ore.

Dajana: Ik motra se në orën shtatë mbyllen qendrat e votimit.

Zogu: Bëje gati njëzet mijë lekëshin.

Dajana: Ta bën motra, ta bën motra, por merr edhe ndonjë këto grupin e gatshëm, votojnë këto?

Zogu: Ku di unë, ç’i du këto po votoj për vete, ta çoj me aplikacion po hec..

..

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY