Përfaqësuesit e PD, Çlirim Gjata, Astrit Veliaj dheFlamur Hoxha sollën sot në vemendje dy shkolla të tjeraqë janë në listën e objekteve të shembura dhe tëcaktuara për shembje, përkatësisht shkolla e mesme e bashkuar në Bubq dhe ajo në Pezë.
Të dyja shkollat kanë rreth 700 nxënës, por përrikonstruksionin e tyre nuk është kujdesur askush, duke i lënë të rrënohen me kalimin e kohës dhe tëdëmtohen plotësisht nga tërmeti, i cili, për fat tëmirë nuk ra në kohën e mësimit të fëmijëve.
Tani, 700 fëmijë detyrohen të shkojnë shumë larg përtë ndjekur shkollën, ndërsa qeveria, 5 javë pas tërmetit, nuk ka bërë ende publik një plan përrindërtimin e tyre.
ÇLIRIM GJATA, SEKRETAR PËR ÇËSHTJET LIGJORE PD, BUBQ
Jemi tek shkolla e mesme e bashkuar e Bubqit, ku ka280 nxënës nga mosha 6-18 vjeç. Në këtë shkollënuk është bërë asnjë investim, asnjë rikonstruksion. Shkolla është shembur, është jofsunkionale dhe e kanë shembur pa pritur hetimet. Ne kemi dëgjuarrreth muajit shtator ministren e arsimit që ka thënë: “ne nuk do të investojmë për shkolla ku ka 7, 10, 15 apo 20 nxënës, sepse nuk ia vlen. Nuk do t’i hyjkësaj deklarate absurde, se pse ata 5 ose 10 nxënësnuk paskan të drejtën e arsimimit, kjo është çështjetjetër, po këtë që ka pasur 280 nxënës, ku e karikonstruksionin, invesgtimin, riparimin, interesimin? Po të kishte ndodhur ditën çfarë katastrofehumanitare do t’u ndodhte fëmijëve?! Ngutja për tëzhdukur gjurmët si në Thumanë, rasti që ështëzhdukur gjithçka këtu, nuk kemi asnjë interesim, megjitjëse është shkollë e mesme e bashkuar me 280 nxnënës. Këta fëmijë i ka shpëtuar Zoti në një llojkuptimi.
Këta 280 nxënës janë dërguar në Fushë Krujë për tëvazhduar mësimin dhe është vënë një autobus që i merr në qendër dhe i kthen, fëmijët e vegjël që e kanë shkollën pasdite lihen vetëm natën 6-10 vjeçdhe shkojnë në çadrat e tyre, kodra me rrugë e pa rrugë dhe kjo kërkon një kujdes dhe masë.
Duke parë gjithë këtë abuzim, korrupsion, shkolla tëshkatërruara nga tërmeti menjëherë pas rikonstruksionit, të shembura të zhdukura për të moslënë asnjë gjurmë, zhduket dokumentacioni i riparimeve i tenderimeve dhe rikonstruksionit, nukdihet ku është; shkolla pa marrë asnjë masë, të lënanë mëshirë të fatit, terrene të tëra me banim dheshkolla pa asnjë studim, pa asnjë interesim se çfarëndodh në rast të një fatkeqësie, të lënë në dorë tëZotit.
Kemi parë Prokurorin e Përgjithshëm i cili një ditëpas emërimit shkoi në Prokurorinë e Durrësit dhe tha“prokuroria tani do të lëvizë”. Të shohim nëseprokuroria ka mësuar të ecë, shou mbaroi. I nderuarprokuror i përgjithshëm, prokuror i rrethit të Krujës, Durrësit apo SPAK-ut, kushdo që e ka në dorë, kamundësi të shohim diçka konkrete nga ju? Duhetfilluar se kush i dha këto leje, kush i bëri këtotenderime, kush i mori në dorëzim këto shkolla.
Me qindra fëmijë kanë qenë në rrezik në njëkatastrofë humanitare, po të kishte ndodhur ditën. A duhet bërë një hetim? Me qindra mijëra euro janëbërë në rikonstruksione dhe nuk ka asnjë hetim deritani, ose asnjë masë nuk është marrë dhe janë lënë nëmëshirë të Zotit.
Kërkojmë nga Prokuroria diçka konkrete dhe mbi tëgjitha duhet të bëhet transparenca. Nuk mundet qëkëtyre taksapaguesve t’u thuhet se “ju shpëtoi zoti” dhe të mos bëhet transparente. Ku qëndronpërgjegjësia e pushtetit vendor, kryetari të bashkisë, ministria e arsimit, qeveria e deri tek kryeministri?! Kjo është detyrë e prokurorisë dhe më pas e tëtjerëve.
Ne do të vazhdojmë denoncimet për shkollat dhebanesat. Nuk mund të lihen në dorë të Zotit, sepsekemi 24 viktima në Thumanë e të tjerë në Durrës, gjithë këtë tragjedi.
ASTRIT VELIAJ , ISH DEPUTET PD, PEZË HELMËS
Këtu jemi në Pezë Helmës, në shkollën 9-vjeçare tëPezës. Sigurisht, ka dalë jashtë përdorimit ngatërmeti I fundit. U bënë 31 ditë që qeveria nuk pohedh sytë nga kjo shkollë ku 400 nxënës bëjnëshkollën në Vaqarr, larg familjeve të tyre. Detyrohentë zgjohen më herëtr dhe të vijnë edhe më vonë ngashkolla. Me sa shohim, kjo qeveri nuk e ka me prioritet arsimin, nuk e ka zhvillimin e vendit. Çdokomb I qytetëruar në botë ka prioritet arsimin, me sashohim këtu, me këtë qeveri prioritet janë oligarkët tëcilëve nuk ua heq ato 150 mln euro e të investojë nëshkolla.
Ky fshat këtu ka nevojë, përveç shkollës 9-vjeçare, për një shkollë të mesme, sepse duhet largohen për tëbërë shkollën e mesme me dhjetëra km në një shkollëtjetër, pasi këtu nuk ka shkollë të mesme.
Duhet investuar në arsim sepse është e ardhmja e kombit. Kjo qeveri nuk e ka prioritet arsimin, kaprioritet oligarkët, të ndajë paratë me oligarkët, me njerëzit që hanë e pinë me ta dhe nuk I hedhin sytënga njerëzit e varfër.
Prind: E shoh të nevojshme si kërkesë që të bëhet njëshkollë e mesme, sepse të gjithë banorët janë këtu, nga Ura e Beshirit tek Peza e vogël është popullsiamë e dendur. Dhe nëse shqetësimi ynë shkon nëveshin e duhur, e kemi të nevojshme një shkollë trekatëshe. Ju lutem I që kërkesa jonë të realizohet dhetë merret parasysh mendimi ynë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/