Opozita mbikqyr protestat e minatoreve ne Bulqize: Sektori minerar i mbytur nga...

Opozita mbikqyr protestat e minatoreve ne Bulqize: Sektori minerar i mbytur nga korrupsioni

160
0
Shares

Perfaqesues te PD paten sot nje takim me minarorët në Bulqizë, pas protestes se tyre ne lodhje me presionet qe behen ndaj ture nga pronaret. Eno Bozdo tha se Albchrome të ndalë presionin ndaj sindikatës. Cfare po ndodh sot ne Bulqize, simptome e korrupsionit qeveritar në sektorin minerar, tha ai. Albchrome eshte ne pronesi te milionerit shqiptar, Samir Mane. Ndaj tij u zhvilluan protesta ne Tirane nga grupe sociale ne mbeshtetje te kerkesave te minatoreve dhe sindikates se re krijuar atje.

Postimi i Eno Bozdos:

Sot, si perfaqesues te Partise Denokratike patëm një takim me perfaqesuesit e punetoreve dhe sindikatave te minatoreve te kompanise koncesionare AlbChrome.

Nga ana e perfaqesuesve te punetoreve u denoncua presioni i paligjshem i administrates se kompanise mbi sindikalistet, si dhe u trajtuan gjeresisht kerkesat legjitime te sindikalisteve per rritje pagash dhe kushte me te mira pune.

Partia Demokratike thekson se cdo kerkese e punonjesve te sektorit apo e sindikatave te minatoreve eshte ne thelb e drejte dhe e patjetersueshme.

Ka nje kontrate pune kolektive midis punedhenesit dhe punemarresit dhe kjo duhet respektuar deri ne fund.

Cfare po ndodh sot ne Bulqize eshte simptome e problematikes se thelle ku ndodhet sektori minerar prej disa vitesh si pasoje e korrupsionit qeveritar qe sot eshte dominant.

Kjo qeveri mban rekordin me te zi ne historine e Shqiperise persa i perket minatoreve qe kane humbur jeten ne frontin e punes apo jane plagosur rende ne te.

Ky fakt tregon se strukturat e specializuara te qeverise si Keshilli Kombetar i Punes, Inspektoriati i Punes, RISHM etj jane inekzistente. Dhe kjo eshte pjese shume e madhe e problemit.

PD eshte ne mbeshtetje te te gjitha kerkesave te ligjshme dhe i ben thirrje kompanise AlbChrome te te ndaloje presionin e paligjshem mbi punetoret, si dhe te ktheje ne pune kater punetoret e larguar nga puna padrejtesisht.
Gjithashtu policia e Shtetit duhet te beje detyren e saj dhe jo te behet vegel e presionit mbi sindikalistet.

Partia Demokratike i kerkon ne te njejten kohe institucioneve shteterore te marrin pergjegjesite e tyre mbi vete, duke garantuar ligjin dhe te drejten e punemarresve sipas Kodit te Punes dhe kontratave te punes te nenshkruar nga palet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY