FOTO/Erdogan prezanton makinën e parë turke: Bëmë realitet ëndrrën 60-vjeçare

FOTO/Erdogan prezanton makinën e parë turke: Bëmë realitet ëndrrën 60-vjeçare

163
0
Shares

Presidenti i Turqisë zbuloi këtë të premte prototipin e parë automobil vendas të vendit, duke e futur keshtu Turqine në tregun e makinave elektrike. Duke folur në ceremoninë e prezantimit të veturës në provincën industriale të Kocaeli, Rexhep Tajip Erdogan tha: “Sot, ne jemi dëshmitarë të një dite historike për të realizuar së bashku ëndrrën 60-vjeçare të Turqisë.”

Teksa deklaroi se mbi 100 inxhinierë turq kanë punuar për të realizuar projektin, Presidenti turk tha: “Ne nuk blejmë një licencë ose leje nga askush, ne i përcaktojmë vetë të gjitha tiparet teknike”.

Ata arritën të pengojnë prodhimin e Devrim, por ata nuk do të jenë në gjendje ta pengojnë këtë automobil,” shtoi ai. “Turqia nuk është vetëm një treg për teknologji të reja, por është bërë një vend që zhvillon, prodhon dhe eksporton ato në të gjithë botën,” tha Erdogan.

Presidenti turk tha gjithashtu se fabrika për makinën e parë të Turqisë do të hapet në rrethin Gemlik të provincës veri-perëndimore të Bursës.

Turqia fillimisht u përpoq të prodhojë makinën e vet në 1961, Devrim (Revolucioni), por ajo kurrë nuk e bëri atë të kalojë fazën e prototipit.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY